Barnat e rimbursueshme me 1 korrik ne poliklinika
Të gjithë ata që marrin barna nga lista e rimbursueshme, mund të drejtohen në qendrat shëndetsore, duke filluar nga data një korrik. Autoritetet drejtuese të qendrave shëndetsore në Tiranë, thonë për “AS”, se listës së re i janë shtuar barna të cilat i vijnë më shumë në ndihmë personave që vuajnë nga sëmundjet kardiake, tumoriale, dhe ato kronike.
“Lista e re përfshin rreth 24 barna të reja dhe hyn në fuqi në datën një korrik. Kategoria e pensionistëve, invalidëve, pacientëve me sëmundje të rënda si kanceri apo tuberkulozi që marrin rimbursim 100 %. Këto kategori, janë kategoritë më të favorizuara nga lista e rimbursueshme”-thotë Artenca Çollaku, drejtoreshë e poliklinikës numër 4 në Tiranë.
Lista e barnave të rimbursueshme përfshin shumë lloje ilacesh, nga më të lirat deri tek ato që konsiderohen me një çmim të kripur për xhepat e qytetarëve.
“Lista mbulon një variant shumë të mirë të preparatit, por që normalisht është varianti me çmimin më të lirë. Pastaj, nëse pacientët duan të zgjedhin preparatin më të shtrenjtë, që në njëfarë mënyre konsiderohet si luks mund të shtojnë sasinë përkatëse të lekëve”-thekson ajo.
Lista e barnave të rimbursueshme financohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor. Për vitin 2011, efekti finaciar kap shifrën e 7.25 milionë lekëve, duke përfshirë këtu edhe rimbursimin e TVSH-së mbi barnat. Në total lista përmban 420 ilaçe nga 409 në 2010.
Edlira Sulejmani