E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen tritoli nga bombola vdesin moter e vella

Shpërthimi i një bombule gazi që ka ndezur një sasi të madhe tritoli të përgatitur për t’u përdorur për peshkim i ka marrë jetën 2 fëmijëve të familjes Kurti në fshatin Brest të komunës së Kastriotit.

Mavlin Kurti, 19 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas shpërthimit, motra e tij, Nexhmie 20 vjeçe ka vdekur në spitalin e Peshkopisë, ndërsa nëna e tyre Violeta është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, kur e gjithë familja ka qenë në gjumë. Menjëherë fqinjët dhe të afërmit iu kanë ardhur në ndihmë të dëmtuarve, por pa mundur të shpëtojnë jetën e të dy fëmijëve të familjes Kurti.

Pas hetimeve të para të policisë rezulton se sasia ende e papërcaktuar e tritolit është ndezur nga shpërthimi aksidental i bombulës së gazit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e shpërthimit dhe arsyen e pranisë së eksplozivit në banesë.

Olgera Muka                                                                       

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›