Kritika mjekeve Vasili Thelloni dijet mjekesore
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i është drejtuar me nota kritike bluzave të bardha, duke iu kërkuar të studiojnë më shumë, pasi teknologjitë avancojnë ccdo ditë. Sipas Vasili dijet bashkëkohore do të ndikojnë drejtpërdrejt në manaxhimin e mirë të qendrave shëndetësore dhe në spitalet e mëdha.
Ministri i Shëndetësisë gjatë deklaratave të tij pas përfundimit të një kursi kualifikimi të drejtuesve të shëndetësisë në rang vendi, shtoi se është zbutur dhe fenomeni i marrjes së shërbimeve kundrejt parave në dorë.
“Shëndetësia shqiptare ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj në drejtim të financimit, por në një situatë të tillë natyrshëm është përballur me problemin e rritjes së dukshme të efikasitetit manaxherial sepse tashmë manaxhimi i ccdo leku të vetëm merr një vlerë shumë më të madhe se më parë dhe në mënyrë të natyrshme ne nuk mundet të kërkojmë dhe të pretendojmë për burime të vazhdueshme pa rritur në maksimum kapacitetet tona manaxheriale”-tha Vasili.
Një tjetër porosi e Ministrit të Shëndetësisë ishte rikonceptimi i etikës gjatë shërbimeve, pasi jo në pak raste si bluzat e bardha ashtu dhe pacientët kanë transmetura sjellje të pahijshme.
Julia Bardhushi