E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet nga i dashuri 33-vjecarja gjendet e vdekur ne hotel

Është gjetur e vrarë barbarisht në një dhomë hoteli në qytetin e Pogradecit një 33-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur. Mirela Spahiu sipas policisë është qëlluar me sende të forta në dhomën e hotelit, ku kishte shkuar me të dashurin e saj në orët para të mëngjesit të sotëm. Pas vrasjes 60-vjeçari Halit Hykellari është larguar nga dhoma e hotelit për t’u ndaluar pak orë më vonë nga policia.

“Në lagjen numër 1, në rrugën “Reshit Çollaku” në një hotel 6-katësh dhe konkretisht në dhomën 1 është gjetur e vrarë një kufomë femre, e cila i përkiste shtetases Mirela Spahiu, e datëlindjes 1978. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ishte shtetasi Halit Hykellari, i datëlindjes 1951 lindur dhe banues në fshatin Zervas. Për motive të forta xhelozie autori arriti të vriste viktimën me mjete të forta”-tha Bernard Çaushaj, Drejtor i Policisë të Qarkut të Korçës.

Policia bëri të ditur se vrasësi dhe viktima prej 3 vjetësh kishin lidhje mes tyre Mirela i kishte premtuar Halitit se do të martohej,por kohët e fundit kishte hequr dorë prej këtij premtimi dhe sipas policisë ky ka qenë edhe shkaku i vrasjes së 33-vjeçares.

Jorgjeta Gjançi                                                 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›