Barnat e skaduara, komision për asgjësimin
13/12/2011 Përplasjet/ Mjedisi kundër shëndetësisë për groposjen. Bashkia pjesë e komisionit për zgjidhjen
Dy dhoma të depos së barnave në QSUT janë mbushur me qindra pako barnash të skaduara.
Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me barnat e skaduara që kanë mbetur stok në depot farmaceutike të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas debateve të lindura së fundi për mënyrën e asgjësimit të tyre ndërmjet strukturave shëndetësore e atyre të mjedisit, është konfirmuar ngrita e një grupi pune për gjetjen e zgjidhjes së eliminimit të këtyre barnave, të cilat mund të bëhen të rrezikshme, nëse nuk eliminohen. Ekspertët e Bashkisë, të Mjedisit e të Shëndetësisë duhet të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë mbi këtë situatë, ku vetëm pas rënies dakord ndërmjet tri palëve do të nisë puna për lirimin e depove të QSUT-së nga barnat stok të skaduara të mbledhura aty prej shumë vjetësh. Skandali i barnave të skaduara plasi kur u gjend një sasi e tyre me shënimin për përdorim spitalor në rrjetin e hapur farmaceutik. Hetimet e kryera treguan se këto medikamente ishin të skaduara dhe ishin nxjerrë nga punonjës të spitalit, shkelje për të cilat u ndaluan dy mjekë dhe një farmacist. Gjetja e kësaj zgjidhjeje është shoqëruar me debate ndërmjet specialistëve të dikasterit të mjedisit dhe shëndetësisë. Ekspertët e kësaj të fundit hodhën idenë se jo të gjitha medikamentet mund të cilësohen mbetje të rrezikshme, çka mund të lejojë groposjen e tyre, mendim ky që nuk është mirëpritur nga specialistët e Ministrisë së Mjedisit, të cilët kanë konfirmuar se në ligj nuk ka ndonjë ndarje për barnat. Ato cilësohen të gjitha të rrezikshme dhe nuk duhen groposur apo djegur në icenerator, pasi mund të mbartin rrezik të madh shëndetësor. Sipas specialistëve të Mjedisit, për asgjësimin e këtyre branave strukturat shëndetësore ose duhet të përdorin një icenerator (pajisje për djegien) që të jetë i pajisur me leje mjedisore përkatëse për kryerjen e këtij aktiviteti, ose duhet të komunikojë me palë të treta për asgjësimin e këtyre medikamenteve, por duhet që edhe pala e tretë të jetë me leje mjedisore përkatëse për zhvillimin e këtij aktiviteti. Palët e treta mund të ketë icenerator të pajisur me leje ose mund të kryejnë eksport. Aktualisht dy dhoma të depos së barnave në QSUT janë mbushur me qindra pako të skaduara, për të cilat ende nuk dihet si do të veprohet. Kjo pasi asgjësimi i këtyre medikamenteve, që i përkasin një kategorie të madhe sëmundjesh, ka mbetur peng i bashkëpunimit mes përgjegjësive të institucioneve shtetërore. Megjithatë, derisa grupi i punës të marrë një vendim se çdo të ndodhë, këto barna do të vijojnë të mbeten stok në depot e QSUT-së, ku rrezikojnë që edhe në mënyrë abuzive të rifuten në qarkullim, siç ndodhi në kohën e zbulimit të skandalit.
Kriza e vazhdueshme e barnave
Çudirat sa i takon sigurimit dhe menaxhimit të barnave në spitale nuk kanë të sosur. Ndërsa depoja farmaceutike në këtë qendër spitalore prej vitesh mbledh stoqe branash të skaduara, të cilat duhej të ishin vënë në përdorim për pacientët, këta të fundit janë përballur gjithmonë me krizën e thekuar të ilaçeve, e konstatuar pothuajse në të gjitha shërbimet. Prej vitesh pacientët e shtruar në këtë qendër kanë vuajtur mungesën e barnave që spitali duhej të siguronte, mungesë e cila është justifikuar në çdo rast si pasojë e zvarritjeve dhe procedurave burokratike në realizimin e tenderave. Pretendim ky i ngritur nga drejtuesit e shumtë që kjo qendër ka ndërruar në pak vjet. Për të mos rrezikuar shëndetin e tyre, pacientët në çdo rast, madje edhe të udhëzuar nga mjekët, u janë drejtuar farmacive private jashtë spitalit për sigurimin e branave kundrejt tarifave të larta.