Bonot e privatizimit do të kenë afat për përdorim deri në 2013
13/12/2011 Ministria e Financave kërkon shtyrjen e datës që skandonte në fund të 2011-ës
Afati i përdorimit të bonove të privatizimit do të shtyhet deri 31 dhjetor 2013. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Lindita Rusmajli sqaroi dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se ende shumë objekte janë në proces privatizimi prandaj është e domosdoshme shtyrja e afatit. Pak kohë më parë me një draft të ngjashëm afati i përdorimit të bonove u shty deri në fund të vitit 2011. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, e ka cilësuar si të dështuar procesin e përdorimit të bonove të privatizimit. Gjatë debateve në komision, deputetët e PS-së kanë akuzuar qeverinë për privatizime të orientuara. Kjo shtyrje afati u miratua vetëm me votat e mazhorancës, deputetët e opozitës abstenuan duke kërkuar që procesi të bëhet transparent. Këto bono janë përdorur deri tani për legalizimin e banesave, për të privatizuar truallin shtetëror, ku individët kishin ndërtuar objekte private apo edhe për të marrë pjesë në privatizimin e aseteve shtetërore. Letrat me vlerë u shpërndanë në fillim të viteve 90 në formë aksionesh të ndërmarrjeve shtetërore që qeveria iu ofroi qytetarëve gjatë privatizimit të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera.
Projektligji për qepujkën
Taksa doganore për rreth 500 fermerë në vendin tonë që mbjellin qepujkën do të reduktohet nga 15 për qind që është aktualisht në 2 për qind. Projektligji është miratuar në Komisionin e Ekonomisë dhe parashikon që ashtu si zarzavatet e tjera edhe kostoja e qepujkës për mbjellje të jetë më e ulët. Por ndërkaq kostoja doganore për qepën e konsumit mbetet në nivelin 15 për qind. Deputeti demokrat Florion Mima kërkoi rishikim total të tarifave doganore për të gjitha produktet ushqimore. Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës.