E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat me pulle te dyfishte pritet serish rritja e cmimit

Duke filluar nga muaji shtator te gjithe barnat ne treg do te tregtohen me pulle te dyfishte. Kjo do te thote se njera pulle do te mbetet ne kutite e medikamenteve ndersa tjetra do ti bashkengjitet recetes. Kjo do te shmange abuzimet qe bejne farmacistet duke dhene barna pa recete ne kurriz te qytetareve por nga ana tjeter pritet rritja e cmimit te barnave.

Pikerisht dje ne komisionin e eshtjeve Sociale dhe Shendetesise u diskutua projektligji Per Barnat dhe Sherbimin Farmaceutik. Drejtori i Qendres se Kontrollit te Barnave Besnik Jakaj shpjegoi se si do te funksionoje ky ligj. Nderkohe deputetet e opozites kerkuan shpjegime nese do te kete efekte financiare ligji dhe nese kjo do te ndikoje ne rritjen e cmimeve te barnave. Ndersa kreu i Shoqates se Grosisteve te Shqiperise Kastriot Zotaj theksoi per gazeten Shekulli se pulla e dyfishte ka kosto financiare dhe se Qeveria po merr vendime pa pyetur grupet e interesit.



Qeveritaret tashme vete shkruajne e vete vulosin dhe nuk marrin fare ne konsiderate grupet e interesit. Keshtu u shpreh kryetari i shoqates se grosisteve Zotaj i cili tha se nuk jane bere fare me dije ne lidhje me projektligjet qe miratohen per barnat ndonese jane grupe interesi.

Nese doni te dini se sigurisht qe ajo ka efekt financiar dhe kjo serish kerkohet te na faturohet ne. Kemi pyetur tek prodhuesit ne Europe dhe ata nuk pranojne qe te vendosim pullat. Kjo nuk eshte goditja e pare qe na behet nga qeveria me pa te drejte sepse trashme do te paguajme edhe takse per ambalazhin TVSH dhe cdo gje - theksoi Zotaj duke shtuar se padrejtesia tjeter shume e madhe qe ben qeveria mbi ne eshte fakti se ata per barnat na e llogarisin kursin e euros me 13.4 nderkohe qe ky kurs ka arritur deri ne 1.40.


Sipas tij asnje vend te botes nuk ndodh keshtu pasi tregtimi i barnave pershtatet me kursin e kembimit valutor. Te ndodhur ne keto kushte dua te theksoj se ata qe goditen ne radhe te pare nga keto vendime te qeverise jane pacientet te cilet do te vuajne ose cmimin me te larte te barnave ose mungesen e tyre fare ne treg dhe jemi edhe ne grosistet te cilet jemi ne prag falimentimi - pohon Zotaj.



Farmacistet abuzojne me barnat duke iu dhene ato pacienteve pa recete tashme me pullen e dyfishte kjo do te shmanget. Tashme njera pulle do te jete ne paketat e barnave ndersa tjetra do ti vendoset recetes se mjekeve. Keshtu u shpreh drejtori i QKKB-se Besnik Jakaj ne Komisionin e eshtjeve Sociale dhe Shendetesise i cili theksoi se kostoja e pulles se dyfishte do te bjere mbi firmat importuese dhe firmat farmaceutike. Nderkohe deputetja e PS-se Eglantina Gjermeni duke theksuar rendesine e pulles se dyfishte ka kerkuar shpjegime nese kjo kosto e pulles se dyfishte do te reflektohet me rritjen e cmimit te barnave.


Pjesa e lexueshme e Pulles
Emri i autoritetit leshues
Emri tregtar forme-dozen paketimin
mimin me pakice te barit ne lek
OTC - simbol qe tregon se bari mund te shitet pa recete
R - simbol qe tregon qe bari eshte i rimbursueshem
simbol qe tregon se bari duhet te ruhet ne temperature 2-8 grade
Nje shirit ose sfond me ngjyre jeshile qe tregon barnat psikotope dhe narkotike
Ne rastin e barnave spitalore ne vend te cmimit do te vendoset Perdorim Spitalor


Pjesa e Kodifikuar e pulles
Emertimi tregtar i barit
Emertimi xhenerik i barit
Forme-doza dhe paketimi
Data e prodhimit
Data e skandences
Numri i serise
Data e importit
Sasia e importuar per kete seri
Emri i subjektit importues te autorizuar vendas ose fabrikuesit vendas
Emri i kompanise Mbajtese te Autorizuar te Fabrikimit


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›