E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat ne Shqiperi, pa leje importi

Se shpejti barnat do te importohen pa leje te posacme importi, sic ishte parashikuar ne draftin per shendetesine, hartuar gjate kohes kur minister i Shendetesise ishte Nard Ndoka. Propozimet me te fundit te bera dje nga ministrja e Shendetesise, Anila Godo, kane gjetur mbeshtetjen e deputeteve, por me kusht qe te rritet kontrolli ne pikat doganore. Per kete arsye eshte parashikuar qe Qendra e Kontrollit te Barnave te dergoje ne dogane regjistrin e barnave te regjistruara ne Shqiperi dhe ne baze te saj punonjesit e kontrollit do te ushtrojne funksionet. Pra, nese punonjesit e doganes e gjejne ne regjister ilacin qe tenton te fuse nje farmacist qe ka marre licencen ne Ministrine e Shendetesise, atehere importi eshte i mundur edhe pa pasur nje leje te posacme.

Propozimet

Kjo do te ndodhe nese Komisioni Parlamentar i Shendetesise do te dergoje per miratim ne qeveri keto nderhyrje te ministres aktuale Godo, te cilat jane cilesuar, me vend. Kesisoj, nese keto ndryshime behen, atehere barnat qe do te hyjne ne vendin tone do te jene me te sigurta, per shkak te kontrolleve te imta qe do te behen ne pikat doganore. Sipas kreut te Shendetesise Godo, pjesa e ligjit per farmaceutiken, ishte plot te meta, dobesi e cila niste qe me kalimin pa asnje pengese te medikamenteve ne dogana. Ne nderhyrjen qe i eshte bere projektligjit, sipas Godos, asnje medikament farmaceutike nuk do te kaloje pa iu nenshtruar me pare nje kontrolli te imte, doganor. Nderkohe qe ne draft parashikohet tashme edhe ngritja e zyrave rajonale te kontrollit te barnave prane Drejtorive te Shendetit Publik ne rrethe.

Ndryshimet

Sipas nderhyrjeve te reja ne projektligj, veprimtaria e import-eksportit te barnave ushtrohet nga persona juridike, vendas ose te huaj, vetem pas marrjes se licences profesionale per drejtuesin teknik, farmacist me pervoje pune 2-vjecare ne profesion. Barnat e regjistruara ne Republiken e Shqiperise importohen nga importuesit e autorizuar ne baze te regjistrit te botuar te barnave, ndersa procedura e importit behet prane zyrave doganore te hyrjes. Sipas ndryshimeve te reja qe priten, Qendra e Kontrollit te barnave (QKKB) pergatit dhe boton, periodikisht, cdo vit, regjistrin e barnave me cmimet perkatese dhe emrin e importuesve te autorizuar nga kompanite dhe ben perditesimin e tij cdo muaj. Kjo qender eshte e detyruar te depozitoje regjistrin e barnave dhe perditesimet e tij prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Gjithashtu, Qendra e Barnave eshte e detyruar te njoftoje menjehere subjektet farmaceutike dhe Drejtorine e Pergjithshme te Doganave per cdo bar te ri qe regjistrohet ose cregjistrohet dhe per cdo bar te paregjistruar qe importohet me autorizim te vecante.

Propozimet e reja, miratim nga qeveria

Do te duhet nje kohe e gjate derisa propozimet e bera dje nga ministrja e Shendetesise Anila Godo, te hyjne ne fuqi. Kjo per shkak se ndryshimet mund te shoqerohen me nje fature financiare. Keshtu, Komisioni parlamentar i Shendetesise i ka cilesuar me vend nderhyrjet ne projektligj, por kerkohet qe ai te rikthehet serish per miratim ne qeveri. Kjo, sepse nese miratohen ndryshimet, ato do te shoqerohen me krijimin e disa strukturave te reja qe do te sjellin nje fature te larte financiare, per te cilen qeveria duhet te jape aprovimin e saj. Komisioni parlamentar i Shendetesise ka kerkuar qe ne ligjin per farmaceutiken, te percaktohet edhe ngritja prane doganave e mikrostrukturave me specialiste te cilet te bejne analizen e medikamenteve. Ne kete menyre, pasi te behen te gjitha procedurat sipas ligjit dhe te vendoset nje fature financiare nga ana e Keshillit te Ministrave, do te filloje procesi i importit te barnave me rregullat e reja "te lojes".

Solis: Ndryshimet ne ligjin e barnave, me vend

Pas nje sere kundershtimesh qe i beri projektligjit per shendetesine propozuar nga ish-ministri Ndoka, me ne fund anetari i Komisionit parlamentar te Shendetesise eshte dakord me ndryshimet e reja qe propozohen. Gjate mbledhjes se djeshme, anetari Leonard Solis, i cili i ka perkrahur keto ndryshime qe sipas tij do te sjellin nje garanci me te madhe te medikamenteve. Gjithashtu, ne komision u propozua qe te pranohen menjehere te gjitha medikamentet qe vijne nga Bashkimi Evropian, Kanadaja por edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›