E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, heshtja mister per aksidentin

Pas aksidentit te qytetarit Kosta Trebicka, ku opozita dhe antiqeveritaret e tjere e konsideruan si vrasje te nje deshmitari te rendesishem, Prokuroria e Pergjithshme me te drejte kerkoi qe ekspertiza te behej nga nje ekspert i huaj. Ky version u mireprit edhe nga policia por edhe nga opinioni pasi ekspertiza shqiptare mund te kontestohej nga ata qe deshironin qe Trebicka te ishte vrare dhe jo aksidentuar. Prokuroria caktoi nje ekspert amerikan, dhe konkretisht oficerin e larte te Policise se Shtetit te Virxhinias, Kevin Teter. Amerikani Teter e perfundoi raportin dhe e nenshkroi ate nen pergjegjesine e tij ligjore para noterit amerikan me date 23 shtator.

Edhe pse kane kaluar me shume se dy jave qe kur prokuroria e Pergjithshme eshte vene ne dijeni te perfundimit te ketij raporti, edhe pse kete raport e kane botuar te gjitha gazetat ne Shqiperi, Ky institucion ende nuk e ka bere zyrtarisht publik raportin e ketij aksidenti te ardhur nga Amerika.

Burimet tona prane Prokurorise mesojne se prokuroreve te rendesishem nuk u ka ardhur aspak mire per perfundimin e ekspertit amerikan i cili e konsideron aksident te paster vdekjen e Kosta Trebickes. Keta prokurore shpresonin dhe deshironin qe raporti i ekspertit te ishte i hapur dhe i dyshimte per t'u interpretuar edhe si vrasje e mundshme e

te ndjerit Trebicka. Keshtu e shpjegojne disa punonjes te prokurorise vonesen e qellimshme te mospublikimit nga Prokuroria e Pergjithshme te raportit te ekspertit amerikan. Nese raporti do te ishte vrasje dhe jo aksident, Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama do te ishte rreshtuar me te gjithe prokuroret e ceshtjes, dhe jo vetem me ta por edhe me ata te Gerdecit, per t'u dhene ne menyre te rrufeshme mediave lajmin se Kosta Trebicken e vrane. E vrane se ishte deshmitar i rendesishem. Ndersa tani qe eshte provuar se ishte aksident, te gjithe fshihen dhe bejne sikur nuk perben lajm raporti i ekspertit amerikan qe pritej me shume interes nga prokurorja Ina Rama.

Vdekja e Trebickes

TIRANE - Kosta Trebicka, u aksidentua ne fshatin Lekas te rrethit te Korces, ne daten 12 shtator te ketij viti. Nga te dhenat e deritanishme eshte dale ne perfundimin se, 52-vjecari i njohur si biznesmen ka gjetur vdekjen ne nje aksident te ndodhur ne rrugen rurale te komunes se Voskopojes. Ngjarja e rende ndodhi rreth mesdites se 12 shtatorit dhe ne vendin e ngjarjes shkuan nje numer i madh specialistesh te Policise se Shtetit, te cilet ne bashkepunim me prokurorine kane hetuar kete ngjarje. Ne vendin e aksidentit, u gjet trupi i pajete i Trebickes, arma e gjahut, disa shpende te vrare si dhe sende personale, qe i kishin rene nga makina, e llojit "Nissan Patrol", qe po udhetonte ai. Sipas te dhenave Kosta Trebicka ishte nisur per gjueti ne malet e Korces.

Raporti i amerikanit Kevin Teter

TIRANE - "Kosta Trebicka ka vdekur ne nje aksident automobilistik". Ky eshte perfundimi i hetimeve te bera nga eksperti amerikan i Policise se Virxhinias, Kevin Teter. Raporti i derguar nga Amerika, ka ardhur dje me ane te ambasades Amerikane ne Tirane. Raporti i derguar ne zyren e Prokurores se Pergjithshme ka mberritur dhe ne Korce, ne duart e hetuesve qe po merren me kete ceshtje. Sipas burimeve, mesohet se ne raportin e ekspertit amerikan, thirrur nga prokuroria jone per ndihme, theksohet se makina me te cilen udhetonte biznesmeni Kosta Trebicka, deshmitari kyc i Gerdecit ka bere nje kthese se forte. "Mjeti ka bere nje kthese te forte dhe me pas eshte batuar ne anen e djathte. Per pasoje ajo ka rene, duke zene poshte viktimen, i cili ka mbetur i vdekur ne vend", thuhet ne faqet e raportit. Raporti i Kevin Teter, erdhi me poste diplomatike nepermjet ambasades se SHBA-se ne Tirane, ku ishte akt-ekspertimi auto-teknik te makines dhe vendit te ngjarjes, ku u gjet i vdekur Trebicka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›