E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, gati verifikimi i tapive

TIRANE - Prefektet do te jene edhe pjesa me e rendesishme e ekzekutivit qe do te ndjeke nga afer procesin e verifikimit te titujve te pronesise dhe brenda kesaj jave pritet qe prane prefekturave te ngrihen grupet e eksperteve qe do te monitorojne kete proces. Keshtu diten e djeshme kryeministri Berisha, mori pjese ne nje takim te zgjeruar me prefektet e vendit, per te diskutuar dhe ndare detyrat, ne zbatim te ligjit "Per verifikimin e titujve te pronesise". Kreu i ekzekutivit, teksa ka shprehur besimin tek te derguarit e tij ne pushtetin vendor, u shpreh se prefektet duhet te kryenin me pergjegjshmeri dhe transparence te plote monitorimin e procesit te verifikimit te pronave si nje detyre te re qe jua jepte ligji. "Ne teresine e detyrave shume te rendesishme qe ju keni, ju siguroj se kjo detyre e re qe ju jep ligji, verifikimi i titujve, eshte detyra e te gjitha detyrave, me e rendesishmja e juaja, eshte problemi realisht me madhor i vendit. Eshte ceshtja, zgjidhja e se ciles do t'i jape pergjigje perfundimtare, pronesise ne Shqiperi", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara perfaqesuesve te qeverise ne rrethet e vendit. Ne deklaraten e tij, Berisha u perqendrua kryesisht te paanesia me te cilet prefektet duhet ta zhvillonin kete proces. Nga ana tjeter Berisha nuk nguroi te tregoje edhe efektet negative me te cilat do te perballej nje prefekt ne rast se ai do te ishte i njeanshem ne punen e tij si monitorues i kesaj procesi. "Do ta permbushni me dinjitet te madh dhe sukses te plote kete mision, ne rast se do te keni nje qendrim te hekurt dhe te paanshem. Qe ne momentin qe do te beni anesimin me te vogel, ju garantoj, se fati i secilit qe mban anen ne kete proces eshte vetem nje, rrokullisja", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, kreu i qeverise theksoi edhe mbeshtetjen e tij personale ne lidhje me kete proces dhe i beri thirrjeve prefekteve te mos trembeshin ne punen e tyre nga njerezit me pushtet te cilet mund t'ju benin presion. Sipas Berishes, suksesi qendronte ne paanshmeri dhe guximin qe do te tregonin prefektet per kete proces. "Do t'u bjere rasti te perballeni me njerez me pushtet, me njerez qe kane ofiqe, apo te tjere qe i kane pasur ato ne te kaluaren. Do t'u bjere rasti te perballeni me presione nga me te ndryshmet", parashikoi Berisha, duke shtuar se njeanshmeria e pare komprometon te gjithe mundesine e prefekteve per drejtesi. Ne fjalen e tij kreu i qeverise akuzoi ashper edhe drejtuesit e qeverive socialiste gjate viteve te kaluara kane lene nje trashegimi te dobet per sa i perket edhe legjislacionit per zgjidhjen e problemit te pronave ne vend.

"Ne trasheguam nga tete vitet e shkuara, shkallen me te larte te ekstralegalitetit ne Evrope dhe ndoshta ne bote. Te gjitha keto komplikuan ne menyre ekstreme ceshtjen e titujve. Fabrika e falsifikimit te dokumenteve, funksionoi ne menyre tmerresisht te demshme per titujt e pronesise.", theksoi kryeministri ne takimin e tij me prefektet ne lidhje me implementimin e ligjit per verifikimin e titujve te pronesise. Duke garantuar se qeveria do te beje cdo perpjekje per t'i dhene pergjigjen e duhur ketij problemi, kryeministri theksoi se nuk do te lejohet me, qe praktika abuzive nga zyrtare te pandergjegjshem te pengojne ecjen perpara te ketij procesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›