E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekuton gruan dhe veten nen rrethim policor

Lezhe- Nje 80-vjecar i kerkuar per krimin e vrasjes se bashkefshatarit te tij per motive pronesie ka lene te vdekur gruan ndersa qellonte mbi policine dhe pas nje ore negociatash eshte vetevrare. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbreme ne fshatin Dajc te Lezhes, ne momentin qe uniformat blu kishin rrethuar te moshuarin Rrok Pjetri ne banesen e tij. Thirrjes per t'u dorezuar i dyshuari i eshte pergjigjur me te shtena armesh. Por plumbat kane shenjuar Cilen, bashkeshorten e tij 75 vjecare, e cila gjeti vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka terrorizuar banoret e zones, nderkohe qe deri ne oret e vona te mbremjes i moshuari ka refuzuar te dorezohet pas thirrjeve te negociatoreve te RENEA-s. Rreth ores 23:10 nje e shtene eshte degjuar brenda shtepise, ndersa familjaret qe gjendeshin te marre peng i thane policise se i moshuari kishte vrare veten. Nje grup hetimor nisi verifikimet per rrethanat, ndersa zyrtare te policise u shprehen se nuk kane qelluar per asnje moment mbi te dyshuarin. Nje vit me pare Pjetri akuzohet se ka vrare Lazer Gjoken (Nikollin), pas nje sherri per pronesi.

Ngjarja

Ka qene ora 22:00 kur disa furgone te grupeve te gatshme te policise se Lezhes kane rrethuar shtepine e familjes Pjetri ne fshatin Dajc. Por ndersa nuk prisnin reagime nga i moshuari qe ishte shpallur ne kerkim, gjate thirrjeve per dorezim jane gjendur nen te shtenat e nje arme tip pushke nga Rrok Pjetri. Ne kete moment gruaja e tij, Cile Pjetri, sapo kishte dale tek dera e shtepise per te pare se kush ishin personat qe interesoheshin ne oret e vona te nates. Kur ka pare policet tek dera, i moshuari ka leshuar disa plumba ne drejtim te tyre, por gruaja e tij 75 vjecare eshte shembur pertoke. Policia tha se plumbi i ka prekur organet jetesore te moshuares qe gjeti vdekjen ne vend. Situata eshte bere edhe me tragjike, pasi efektivet jane terhequr per te mos marre ndonje plumb. Per mese nje ore kane vazhduar negociatat me 80 vjecarin per vetedorezim, por mesohet se ai ka refuzuar te pergjigjet pozitivisht. Ngjarja eshte pasuar edhe nga disa te shtena te tjera armesh nga dritarja e shtepise se plakut rebel, i cili eshte gjetur i vetevrare rreth ores 23:10.

Rrethimi

Burime zyrtare te policise thane se qellimi i rrethimit te baneses se Rrok Pjetrit ishte kapja e tij pasi ishte shpallur ne kerkim per krimin e vrasjes. Ata mohuan qe efektivet te kishin qelluar te paret ne drejtim te baneses, duke thene se u gjenden nen bresherine e plumbave qe vinin nga objekti. "Per pasoje ka mbetur e vrare 75 vjecarja Cile Pjetri, bashkeshorte e te dyshuarit", shpjeguan burime te policise mbreme per gazeten. Ne ndihme te bluve vendore kane shkuar edhe speciale te RENEA-s, per te zgjidhur situaten, ndersa jane keshilluar banoret qe te mos dilnin nga shtepite deri ne nje moment te dyte. I moshuari Rrok Pjetri ka qendruar i izoluar brenda baneses se tij deri rreth mesnates, duke kercenuar se do te vriste pjesetaret e familjes. Por ngjarja ka pasur fund tragjik, pasi ai eshte vetevrare duke mos rene ne duart e bluve. Me 22 prill te vitit 2007, Pjetri dyshohet se ka ekzekutuar 55 vjecarin Lazer Gjoka (Nikolli) per nje rrugice qe kalonte midis pronave te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›