Dritan Ulqinaku: Epidemi Virale ne Shqiperi
Se shpejti vendi yne pritet te perballet me epidemine virale. Instituti i Shendetit Publik paralajmeron se, virozat te cilat kane filluar te behen aktive ne prag te kesaj stine te ftohte, rrezikojne te marrin permasat e nje epidemie. Shefi i epidemiologjise prane ketij instituti, Dritan Ulqinaku eshte shprehur se ky rrezik eshte i pranishem, nderkohe qe nuk perjashton edhe pranine e gripit ne kete sezon. Strukturat shendetesore do te gjendeshin te papergatitura ne rast se kete vit do te qarkulloje ne popullate ndonje virus i ri. Vaksina e re antigrip, sipas Ulqinakut permban vetem tre tipe virusesh, te cilet tradicionalisht kane qarkulluar ne vend. Sipas specialistit Ulqinaku, nuk pritet te kete ndonje ndryshim nga situata epidemiologjike e viteve te shkuara, por nese kjo do te ndodhte, do te gjendeshim te papergatitur. Sipas shefit te Epidemiologjise prane Institutit te Shendetit Publik, kete vit perben nje risi mjaft pozitive, mberritja e vaksines ne kohe. Tetori eshte muaji i pershtatshem per marrjen e dozes, pasi nga ky muaj e ne vijim kemi nje aktivizim agresiv te virozave dhe te gripit. Ne fakt, virozat kane rreth 1 muaj qe kane nisur vrullshem, per shkak te uljes se menjehershme te temperaturave. Djegie fyti, ftohje, kolle te thate por edhe gjendje rrufe, jane pasojat e ketyre ndryshimeve te temperaturave, te cilat ditet e fundit jane shoqeruar menjehere me nje rritje te numrit te personave qe kane kerkuar ndihmen e mjekut. Numri i personave qe kane ndjere shqetesime qe lidhen drejtperdrejt me uljen e temperaturave, nuk ka qene shume i madh, porse si cdo vit pritet qe popullata te perfshihet nga virozat e stines. Sipas specialisteve te parashikimit te motit, temperaturat pritet te pesojne akoma me shume ulje, gje qe do te shoqerohet me komplikacione shendetesore, sidomos tek femijet dhe te moshuarit. Eshte ky shkaku pse mjeket specialiste i tremben ndonje epidemie te mundshme gripi. Per ta parandaluar dicka te tille, ata i kane keshilluar te gjithe pacientet e diteve te fundit, kryerjen e vaksines antigrip e cila tashme ka edhe kohen me te pershtatshme. Por, edhe pse eshte keshtu, ajo nuk mund te merret nga te gjithe. Keshtu, personat te cilet jane duke kaluar nje gjendje gripale nuk mund ta marrin. "Vete vaksina ne ditet e para te krijon nje gjendje te ngjashme me gripin. Per kete arsye nuk keshillohet qe ajo te merret kur personi eshte duke kaluar nje periudhe gripale. Duhet qe kjo gjendje te kaloje dhe me pas i interesuari mund ta marre", shpjegojne mjeket specialiste. Sipas ketyre te fundit, personat qe kane filluar te ndiejne shqetesimet e virozave te stines, duhet te pine sa me shume lengje dhe te hane gjera te ngrohta, per shembull supe. Ndersa keshillohet qe kjo e fundit te shoqerohet me shume leng limon. Po keshtu, mjeket drejtojne edhe keshilla per menyren e te veshurit, qe sipas tyre nuk duhet te jete e trashe, por veshje te lehta me permbajtje pambuku.