E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët ftohen me BE-në

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 18:15

Mbështetja e qytetarëve të Serbisë për hyrjen e vendit në BE ka rënë në vetëm 57 për qind, që është përqindja më e ulët që nga vitit 2002, tregon hulumtimi i fundit i opinionit publik për qëndrimet e qytetarëve rreth procesit të eurointegrimeve të Serbisë.

Beograd, 15 janar - Qytetarët serbë mendojnë se Serbia drejt Unionit po lëvizë me një shpejtësi kërmilli, dhe një përqindje e madhe e tyre përgjegjësinë për këtë gjë ia përshkruajnë pushtetit, ndërkohë që rreth një e treta e tyre konsideron se BE së shpejti do të shpërbëhet.

Sipas agjencisë Beta, hulumtimi, rezultatet e të cilit i prezantoi Zyra e Qeverisë së Serbisë për Integrime Evropiane, tregoi se 18 përqind e qytetarëve deklaruan se, po të organizohej nesër një referendum për këtë çështje, ata do të votonin kundër hyrjes së Serbisë në BE, përderisa 20 përqind e respodentëve pohuan se nuk do të votonin fare në atë referendum.

Sipas një hulumtimi të kryer në muajin qershor të vitit të kaluar, hyrjen e Serbisë në BE e përkrahnin plot 65 për qind e qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›