OKB: Khamenei ka lidhje me vrasjen e Haririt
Një gjykatë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila aktualisht po merret me hetimin e vrasjes së ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, pritet që të akuzojë udhëheqësin suprem iranian, ayatollahun Khamenei, si njeriun që urdhëroi vrasjen e Haririt.
Sipas një raporti që u publikua të shtunën nga agjencia e lajmeve Newsmax, organi hetues i OKB do të nxjerrë prova të qarta që tregojnë se vrasja e ish-kryeministrit libanez është kryer nga ana e forcave iraniane dhe nga aleatët e tyre në Liban - pjesëtarët e lëvizjes Hezbollah.
“Iranianët e konsideronin Haririn agjent të Arabisë Saudite, andaj edhe mendonin se vrasja e tij do t’i hapte rrugë Hezbollahut për të marrë pushtetin në Liban”, i thanë burime të afërta me hetimin agjencisë Newsmax.
Ndryshe, Libani aktualisht nuk ka qeveri, ngase Hezbollahu kundërshtoi hetimin e vrasjes së Haririt nga ana e OKB’së, një veprim ky që pastaj shkaktoi prishjen e koalicionit qeveritar libanez.