E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë kuptimi ka fjala “Rilindje”!

Slogani i Partisë Socialiste në këtë fushatë zgjedhore ishte “Rilindje”. Por se çfarë donte të thoshte autori i kësaj gjetjeje, kjo nuk u kuptua. 

Mirëpo dje, në faqen e tij në “Facebook”, deputeti Namik Dokle i ka dhënë një shpjegim kësaj, duke treguar një histori. 

“Heliosi, nxënës në një shkollë të Tiranës, kishte shkruar në një nga librat e tij fjalën RILINDJE. Tri ditë para zgjedhjeve ia pa mësuesi dhe iu gërmush me fjalët “A e di ti se ç’ka do të thotë kjo fjalë? E di?! Do të thotë, mor djalë, të hysh nga ke dalë dhe të dalësh prapë!”. Heliosi buzëqeshi dhe mendoi: “I shkreti ky! Kështu si e kuptoka do të heqë picirin për të rilindur!”, ishte kjo historia që Dokle preferoi ta ndante me miqtë e tij, për humor. 
(e.m/summer pages/G.SH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›