E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon presidentin Nishani: Ndamë vlerësimet për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve

05-07-2013 / Gazeta 55

Meta: Përshpejtim reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka pasur një takim sot   në mesditë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Pas takimit Lideri i LSI-së dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat ku u shpreh se bashkë me kreun e shtetit kishin ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimi mes institucioneve.

Z. Meta tha duhet t’i shërbejmë të gjithë përgjegjësisë së përbashkët që kërkohet për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit në vend dhe për të nxitur funksionimin sa më efikas të të gjithë institucioneve të pavarura
“Ishte kënaqësi për t’u takuar me Presidentin e Republikës, z. Bujar Nishani dhe për të ndarë së bashku të vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që t’i shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët që kërkohet për të forcuar institucionet, për të forcuar sundimin e ligjit në vend, për të nxitur funksionimin sa më efikas të të gjithë institucioneve të pavarura”, tha Kryetari i LSI-së.

Në fund z. Meta theksoi se duhet një bashkërendim nga të gjithë në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat mundësisht brenda këtij viti.

“Gjithashtu, edhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat mundësisht brenda këtij viti”, deklaroi Kryetari i LSI-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›