E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ndër 4 vendet në botë me rritje ekonomike

Deklaratat e tij u bënë gjatë përurimit të fillimit të punimeve të rrugës që lidh qendrën e komunës Prezë me rrugën kombëtare.

Kryeministri Berisha e cilësoi këtë përurim si "fillimin e punimeve të një prej rrugëve turistike më të bukura të Shqipërisë, që do të shtojë me shpejtësi vizitorët nga Tirana, Shqipëria dhe bota në këtë komunë". Berisha tha ekonomia shqiptare po ecën në ritmet e duhura dhe se Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë që ka rritje ekonomike. “Jemi ndër katër vendet në botë me rritje ekonomike. Në vitin e shkuar vendi ynë nuk pati rënie ekonomike”, tha kryeministri.

"Projekti për ndërtimin e kësaj rruge është projekt turistik, me një vlerë prej 176 milionë lekë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në kuadër të projektit për përmirësimin e rrugëve dytësore dhe rurale në vend", tha kryeministri Berisha. Punimet e kësaj rruge me gjatësi 3,7 km do të përfundojnë pas 8 muajsh. Komuna e Prezës gjendet rreth 21 km larg Tiranës, me 7000 banorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›