E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Qeveria tenton kontrollin e plotë të biznesit

Deputetja Mimi Kodheli u shpreh se Berisha me kokëfortësi, këmbënguli dje në vendimin për të vjelë gjobat edhe në ato raste kur gjobat apelohen në gjykatë.

“Pra, edhe kur gjykata ende nuk është shprehur nëse një gjobë është e ligjshme apo jo, e rregullt apo e gabuar, sërish qeveria e Sali Berishës kërkon të marrë paratë, pavarësisht vendimit të gjykatës”, tha ai. Kodheli shtoi se Berisha përmes gjobave kërkon kontrollin e plotë mbi bizneset shqiptare.

“Përdorimi i shtetit për hir të pushtetit të tij personal, nuk e ka ndaluar Sali Berishën të vendosë gjoba abuzive edhe ndaj medias. Janë me mijëra biznese, të vogla e të mëdha, që pikërisht prej kësaj politike mesjetare të kulaçit dhe kërbaçit, janë detyruar të falimentojnë, duke lënë mijëra familje pa punë, në varfëri”, tha deputetja opozitare.

Deputetja socialiste kërkoi nga qeveria të tregohet e kujdesshme me biznesin vendas dhe atë të huaj, sidomos në këtë moment kaq delikat që po kalon ekonomia shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›