E Diel, 1 Nëntor 2026

Baronesha britanike Hayman sot fjalim para deputeteve shqiptare

Tirane 20 shtator NOA - Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baronesha Helene Hayman do ti drejtohet sot Kuvendit te Shqiperise dhe deputeteve te tij me nje fjalim pershendetes.

Ai do te zhvillohet ne kuadrin e nje vizite zyrtare qe ajo ka ndermarre ne vendin tone ku se pari sic behet me dijeni nga burimet zyrtare te Kuvendit ka parashikuar fillimisht sot paradite nje takim me kryeparlamentaren Topalli pas te cilit do te kete dhe nje konference te perbashket per shtyp.

Vizita e Baroneshes Helene Hayman konsiderohet si e para e ketij niveli kaq te larte nga Mbreteria e Bashkuar ne vendin tone.

Nderkaq gjate tre diteve te qendrimit te saj ne vendin tone do te pritet ne nje takim te vecante nga Presidenti i Republikes Bamir Topi.

Sikunder do te jete e pranishme edhe ne nje takim me Grupin e Miqesise Shqiperi-Britani e Madhe kryetaret e grupeve parlamentare Astrit Patozi e Gramoz Ruci kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani.

Ndersa neser ajo do te kete nje takim te vecante me perfaqesuese te komunitetit te grave pedagoge nga shoqeria civile kultura arti etj.
Baronesha Helene Hayman eshte e para Kryetare e zgjedhur e Dhomes se Larte te Parlamentit ne Mbreterine e Bashkuar.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›