E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurimet ne Farke replika PD-PS


Kryeministri Sali Berisha akuzoi opoziten se ndjek nje politik mohimi per te gjitha arritjet e qeverise. Deklaratat kreu i qeverise i beri gjate inaugurimit te rruges Mjull Bathore- Rruga Elbasanit ne komunen e Farkes. Perkunder ketyre arritjeve merite e mundit dhe djerses se qytetareve shqiptare dhe reformave te ndershme e te drejta te kesaj qeverie qendron nje platforme mohimi mashtrimi dhe trillimi.


Prapa cdo mohimi qendron verberia politike e atyre te cilet besojne se mbi te keqen tuaj mund te ndertojne pushtetin e tyre se prapa nihilizmit qendron doktrina e eterve te tyre e cila ju mohoi shqiptareve lirite ju mohoi te drejtat ju mohoi besimin tek Zoti ju mohoi pronen dhe cdo gje -theksoi kryeministri.


Kreu i qeverise premtoi se shume shpejt do te nise puna per ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan e cila do te mundesonte afrimin e dy qyteteve me njeri-tjetrin.
Akuzat e kreut demokrat kane sjelle reagimin e selise roze nepermjet deputetit Artan Gaci.


Duke komentuar inaugurimet e kryeministrit Berisha ne zonen e Farkes deputeti socialist i kerkoi atij shpjegime per perqendrimin e investimeve te qeverise ne kete zone.
Arsyeja e investimeve te qeverise ne zonen e Farkes sipas Partise Socialiste jane interesat e oborrit dhe familjes se shefit te mazhorances.


A jane valle keto interesa te lidhura me siperfaqet e medha te pronave tokave ndertimet dhe investimet e familjes dhe oborrit te Sali Berishes
Sali Berisha heret ose vone do te jape llogari per te gjithe kete politike te grabitjes dhe te shantazhit per kete politike te vjeter qe nga njera ane perbalt genjen e mashtron e nga ana tjeter struket si frikacaku qe nuk di cpergjigje te jape ndaj akuzave te opozites- theksoi deputeti Gaci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›