E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha iken ne SHBA mandaton Patozin per negociata

TIRAN- Kryeministri Sali Berisha eshte nisur dje drejt SHBA-se duke lene si mekembesin e tij kreun e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Ky i fundit eshte mandatar nga Berisha per te zhvilluar negociata me socialistet ne lidhje me krizen politike. Per kete arsye Patozi i ka kerkuar socialisteve nje pergjigje me shkrim per sa i perket propozimit te fundit per tiu drejtuar vete Komisionit te Venecias per ceshtjen e kutive.

Perpara nisjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Nju Jork ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara Berisha i ka dhene porosite dhe udhezimet perkatese nenkryetarit te Partise Demokratike. Ne ditet ne vijim Astrit Patozi do te kontaktoje Gramoz Rucin per ti kerkuar atij zyrtarisht qe oferta e fundit per ceshtjen e fleteve te dorezohet me nje shkrese zyrtare nga Partia Socialiste.


Pas kesaj do te jene palet qe do te vendosin per radhet e gjerave qe duhen bere.
Pas draftit per zgjidhjen e krizes te dorezuar nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci Partia Demokratike ka dorezuar pergjigjet zyrtare permes nje letre konfidenciale. Lidhur me kete ceshtje kryetari i Partise Socialiste Edi Rama njoftoi se nese fjala e fundit e mazhorances do te ishte ajo qe eshte shkruar ne leter atehere nuk do te shkohet drejt zgjidhjes.


Por Partia Socialiste serish ka bere perpjekjet e saj per te gjetur nje zgjidhje duke i dhene oferten e fundit Partise Demokratike per tiu drejtuar vete opozita Komisionit te Venecias. Kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci ka bere te ditur per mediat se i ka komunikuar zotit Patozi dhe zotit Berisha ne vecanti dhe PD-se ne pergjithesi qendrimin e Partise Socialiste.


Ne marrim persiper ti drejtohemi nje arbitri asnjanes qe quhet Komisioni Venecias. Marrim persiper ti drejtohemi marrim persiper te pranojme dhe vendimin qe ata do japin cilido qofte ai. Kjo ka qene pergjigja qe une i kam kthyer e fundit dhe oferta e fundit qe une i kam dhene ne negociata z. Patozi.


Pra komisioni hetimor te ngrihet objekti i hetimit te jene materialet zgjedhore fletet e votimit ngrijne deri ne momentin qe Komisioni i Venecias te shprehet per leximet dhe dallimet qe kemi ne interpretim midis PD dhe PS- u shpreh Ruci. Por pergjigjja e Rucit ka mberritur nga foltorja e Kuvendit dhe nga podiumi i selise roze pra jo ne forme zyrtare. Per kete arsye Berisha ka kerkuar qe oferta e socialisteve te jete e shkruar ne menyre qe te dokumentohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›