Veshtrim i ri per Betejen e Kosoves 1389
Beteja e Kosoves me 1389 ka qene perhere nje nyje kyc per historine e popullit shqiptar por edhe per gjithe historine e ngaterruar te popujve te Ballkanit. Historia dhe ngjarjet faktike kronikat e shumta dhe studimet e ndryshme e me kahe te kunderta mitologjia e krijuar legjendat tradita gojore folklorike dhe politizimi i kesaj beteje edhe ne ditet tona e bejne studimin e kesaj ngjarjeje madhore teper te nderlikuar.
Studiuesja Anna Di Lellio - libri i Dr. Anna Di Lellio-s Beteja e Kosoves 1389 - Eposi shqiptar - ka marre persiper te shqyrtoje me seriozitet me ndertimin e nje laboratori shkencor-kerkues objektiv nje nga dukurite me te qenesishme te kesaj beteje - eposin shqiptar si dhe aktorin kryesor te betejes Millosh Kopiliqin.
Ndeshja midis koalicionit te popujve te Ballkanit dhe ushtrise osmane u be ne Fushe Kosove me 1389. Kjo ndeshje thene fare shkurt solli mundjen e forcave ballkanike vrasjen e Sultan Muratit I Llazari i Serbise zihet rob e me pas ekzekutohet Teodor Muzaku i II vritet ne beteje. Autorja duke ndjekur planin e studimit perqendrohet fillimisht ne shqyrtimin e literatures qe ben fjale per faktorin shqiptar per pjesemarrjen e shqiptareve ne kete beteje. Sjell pothuaj gjithe literaturen e njohur gjer sot. Burimet serbe botimet dhe shkrimet serbe ndjekin vijen antishqiptare qe fillon me zvogelimin e pjesemarrjes se forcave shqiptare me mohimin e ketyre forcave me deformimin dhe shtremberimin e fakteve dhe personazheve. Autorja shkruan Reduktimi i Betejes ne nje perballje mes serbeve dhe turqve ka marre forcen e idese baze nacionaliste ndaj se ciles asnje studiues nuk mban distance kritike. f. 30
Ndersa burimet joserbe ato otomane italiane greke shqiptare etj. provojne faktin se shqiptaret ishin pjesetare te koalicionit te krishtere ballkanik. Kompozicioni i studimit te autores te kujton formen e piramidave historike kat pas kati gjer ne pullaz. Pjesa e dyte e studimit perqendrohet te protagonisti i Eposit te Betejes se Kosoves me 1389 tek shqiptaret te simbolizuar te tipizuar te misheruar ne figuren e Millosh Kopiliqit. vrasesi i sulltanit.
Kjo eshte edhe pjesa me e veshtire me e diskutueshme eshte sic mund te thuhej me nje metafore thembra e Akilit te ketij punimi serioz. Autorja pajtohet me mendimin se Asnje nga burimet e hershme nuk e permend emrin apo perkatesine etnike te vrasesit dhe japin pershkrime plotesisht ndryshe per vdekjen e Sulltanit. Po aty f.34
Figura e Obiliqit e shperfillur nga letersia mesjetare serbe permendet vetem ne dy pjese te botuara nga Vuk Karaxhiq poet dhe folklorist i shekullit te XIX.
Ne Kosove Millosh Kopiliqi tradicionalisht ka qene vetem hero folklori nje figure e njohur vendore. Emri dhe bemat i jane percjelle e i percillen brez pas brezi dhe jane skalitur edhe ne toponime te shumta dhe te ndryshme. Ende degjohen toponimite si kullat e Milloshit bunari i Milloshit livadhi i Milloshit etj. Ne fshatin Kopiliq i Eperm sipas historianit vendas Ibrahim itaku qe me tregoi nje pus pusi i Milloshit gure te vegjel te bardhe te shperndare neper fushe kisha e Milloshit dhe me te medhenj me shenja te shlyera qe mbase te kujtonin kryqin te vendosur ne nje koder gure varresh krishtere... deshmi e se kaluares krishtere te vendasve. Po aty f.42.
Ndofta pjesa me interesante dhe me e mireshkoqitur e studimit eshte ajo qe i kushtohet vete thelbit te eposit. Ne variantet shqiptare te botuar nga Anna Di Lellio pavaresisht nga ndyshimet midis tyre ka nje thelb ka nje kryemotiv - figura e Kopiliqit. Kjo figure lartesohet ne simbol te prejardhjes krishtere dhe te identitetit te shqiptareve qe e pasuron me tej panteonin e heronjve dhe eshte themeli baza e identitetit kombetar. Luftetari mesjetar nuk eshte vetem simbol i karakterit shqiptar por edhe deshmi e se kaluares se perbashket te shqiptareve me kombet e tjere te Ballkanit.
Teorikisht dihet se kenget epike historike ose legjendare ngerthejne krahas faktit ngjarjes historike edhe procesin krijues te bartesit. Baladat per heroin shqiptar vrasesin e sulltan Muratit Millosh Kopiliqin jane njeherazi historia dhe arti folklorik.
Nje ceshtje me vete eshte edhe mosha e ketyre kengeve ne kete hark kohor gati 600-vjecar qysh nga Beteja e Kosoves me 1389. Koha dhe madje pushtimi i gjate 5-shekullor islamik-osman e gerryen dhe e shteron edhe vete kengen por tek ndergjegjja popullore mbetet shpirti thelbi i saj.
Mendoj se studimi analiza e perkatesise fetare etnike dhe historike e pasuron dhe e provon shumefish shqiptaresine e ketij heroi Millosh Kopiliqit.
Autorja thekson se traditat historike jane e ruhen te gjalla ne Dardani ne Kosoven e sotme ky shpirt heroik vjen nga Milloshi e gjer tek Adem Jashari. Nje merite tjeter e studimit eshte ballafaqimi i tezave dhe mendimeve me te ndryshme te autoreve dhe institucioneve te shumte shkencore.
Cikli i kengeve per Betejen e Kosoves me 1389 ne variantet e ndryshem i meshon faktit se Millosh Kopiliqi perfaqeson heroin iliro-arberesho-shqiptar me rrenje ne Ilirine e lashte Arberine mesjetare dhe Shqiperine e koheve te reja. Ai si hero perfaqeson rrenjet kristiane-europiane te shqiptareve.