E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasja Topi-Berisha palet te ndara ne OKB

Berisha niset perpara ne SHBA. Topi do te mbaje fjalen te enjten ne Nju Jork

TIRAN- Perkeqesimi i marredhenieve midis Presidentit te Republikes Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha vijojne te shfaqen jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte saj. Ndersa po afrohet data e punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara delegacioni shqiptar niset i ndare per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.


Me sa duket per tu evituar nje perplasje midis tyre kryeministri ka preferuar te niset perpara per ne Nju Jork. Nga ana tjeter mesohet se Presidenti Topi do te ndodhet te enjten ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ku si kryesues i delegacionit shqiptar do te mbaje fjalen e tij gjate punimeve ne Asamblene e Pergjithshme ne emer te Shqiperise.


Kreu i larte i shtetit eshte personi i vetem i cili do te mbaje fjalen e tij perpara anetareve te OKB-se ndersa per anetare te tjere te delegacionit nuk eshte parashikuar nje gje e tille. Ne nje njoftim per mediat zyra e shtypit e kryeministrise beri te ditur se kryeministri Berisha u nis dje per ne Nju York ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.


Gjate vizites disa ditore ne Nju Jork Kryeministri Berisha do te kete takime me homologe te tij personalitete boterore te pranishem ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane. Nje takim te vecante Kryeministri Berisha do te kete edhe me delegacionin e Republikes se Kosoves- thuhet ne njoftimin per mediat.


Gjithashtu sqarohet se kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit Millenium Development Goals ne samitin e Lidereve te Ballkanit ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton etj. Gjate vizites se tij kreu i ekzekutivit shqiptar do te takohet edhe me perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene dhe japin kontribut ne shoqerine amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›