Kriza e se majtes evropiane

Goditja qe pesoi socialdemokracia suedeze ne zgjedhjet e se dieles skicon kursin ne renie te se majtes ne te gjithe Evropen. Ne Suedi France Holande apo Danimarke qendra e majte ka pesuar nje hemorragji te rende votuesish ne te gjitha aspektet. Koalicioni i qendres se majte arriti te siguronte vetem 157 vende ne Parlament me 43.6 te votuesve 2 me pak se ne zgjedhjet e vitit 2006 kur arriti te siguronte 171 vende ne Parlament. Ne kete koalicion vetem Partia Socialdemokrate ka humbur 4 te mbeshtetesve te saj krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve te 2006-s duke mberritur ne shifrat e 30.9-shit rezultati me i dobet i saj qe nga viti 1920.
E majta radikale te gjelbrit e deri edhe e djathta ekstreme po fitojne mbeshtetje nga ajo pjese e qytetareve qe deri pak me pare identifikoheshin si mbeshtetes te socialdemokrateve.
Ne ate mase qe e majta po humb mbeshtetes ne cdo vend te kontinentit ne po ate mase flamurin e ideve historike te socialdemokracise - integrimi i emigranteve toleranca fetare apo bashkimi i vendeve evropiane - e kane marre ne dore dhe po e valevisin vete partite e djathta pa perjashtuar ketu teprimet e skajit te se djathtes ne Suedi Holande a France duke pasur si synim te gerryejne popullaritetin e qendres se majte.
Deshtimi ne zgjedhjet e Suedise se nje partie qe ka qeverisur vendin ne 65 prej 78 viteve e fundit ka nxjerre ne pah paaftesine i politikaneve te saj per te vendosur marredhenie te qenesishme me shtresen e mesme te popullsise si dhe mungesen e theksuar te angazhimit krahasuar me paraardhesit e saj te mbeshtetjes se politikave te shtetit te mireqenies sociale. Sidoqofte ky deshtim nuk ndodhi sa hap e mbyll syte. Kursi ne renie i formacionit politik Qendra e majte u shfaq pikerisht ne vendin ku kishte hedhur shtat dhe ku trumbetohej si modeli me i arrire si shtylla vertebrore e zhvillimit shoqeror si socialdemokracia me e civilizuar me liberale dhe me aftesi krijuese nga me te spikaturat ne bote. Pikerisht kjo ndodhi me socialdemokracine suedeze ajo qe kishte qene per dhjetevjecare ne radhe modeli i socialdemokracive ne bote. Deshtimi i radhes i socialdemokracise mundesoi qe konservatoret te siguronin nje mandat te dyte qeverise dhe qe e djathta ekstreme te hynte ne Parlament. Te dyja keto fakte jane te pazakonta per vendin skandinav.
Nje nga arsyet qe ndikuan ne largimin e votuesve nga radhet e socialdemokrateve vlen te theksohet te kete qene edhe perceptimi i shtrire gjeresisht ne vend te keqperdorimit te veprimtarise sociale - bazuar ne te dhena statistikore - te cilat tregojne se renia e tregut te punes tejkalon mesataren evropiane. Ideja se sistemi politik ne vend do te tronditej nga valet e larta te emigracionit ne dhjetevjecaret e fundit luajti nje rol te vecante ne mendesine e votuesit suedez.
Blloku i qendres se djathte i kryesuar nga Kryeministri Fredrik Reinfeldt ia doli mbane ti interpretonte keto si ngurrime e paqartesi te vete vizionit politik te socialdemokrateve duke ofruar nje projekt politik qe ruante shtyllat e shtetit te mireqenies sociale por qe u ulte disi nivelin gjitheshtresues te ketyre politikave. Njekohesisht u premtua edhe veprim i ashper i ligjit ndaj keqperdorimeve. Te gjitha keto te shoqeruara edhe me shkurtim te taksave per shtresen e punetoreve. Perkunder kesaj presioni fiskal suedez qe ka pesuar renie nga 52 ne 46 te PBB-se eshte nga me te lartet krahasuar me vendet e pasura te Organizates per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Socialdemokratet ngulin fort kembe te shfaqen si mbeshtetesit e modelit te shtetit te mireqenies sociale dhe si mbrojtesit e vetem te kohezionit social fale rishperndarjes se te ardhurave qe mundesojne rritjen e presionit fiskal. Ata hoqen dore nga ulja e taksave per shtresen e mesme dhe ne menyre paradoksale ky lloj pozicionimi politik i la shteg te lire formacionit politik te udhehequr nga Reinfeldt qe te shfaqej si parti e njemendte ne mbrojtje te punetoreve. Ndersa mungesa e karizmes se kandidates socialdemokrate Mona Sahlin 53 vjece i vuri kapakun ketij deshtimi.
Perceptimi i pergjithshem se e majta ka qene bashkefajtore e crregullimeve financiare dhe liberalizmit te tepruar si premisa keto qe shkaktuan krizen me te rende financiare ne keto 70 vitet e fundit ka qene me i theksuar ne vende si Gjermania Franca dhe Britania e Madhe. Te tria keto vende kane qene qeverisur ne pjesen me te madhe te dhjetevjecarit te fundit nga socialdemokratet po te tria keto vende kane nderruar ngjyrat dhe kahun e qeverisjes. Aq me teper qe ne perballjen me pabarazine sociale dhe te rishperndarjes se te ardhurave - ne pjesen me te madhe te vendeve evropiane - shtresat me te ndeshkuara nuk e shohin me si dikur socialdemokracine si strehe per te futur e mbrojtur koken.
Se tashmi vetem Spanja Greqia Portugalia Austria Sllovenia dhe Qiproja qeverisen nga parti te se majtes - si te vetme ashtu edhe ne koalicion - ne gjirin e vendeve te Bashkimit Evropian. Jane vetem 6 te tilla nga 27 vendet anetare te BE-se. 10 vite me pare 11 nga 15 vendet e BE-se qeveriseshin nga te majtet. Jane te gjitha gjasat qe te shtyjne te dalesh ne perfundim se mposhtja e socialdemokrateve suedeze nga nje udheheqes pragmatist si kryeministri Reinfeldt eshte simbolika e kohes.
Medyshjeve me te cilat u perball vete socialdemokracia suedeze nuk ia doli mbane tu jepte udhe - si ne lidhje me emigracionin ashtu edhe me dhe sigurine publike - duhet te sherbejne si celes i nje procesi rinovues ne te ardhme per qendren e majte evropiane ashtu si edhe per laburizmin britanik apo socializmin francez.
Ne fund te kesaj jave Partise Laburiste britanike i duhet te zgjedhe nje drejtues politik pasi ka pesuar nje deshtim zgjedhor ne majin e shkuar. Njera mundesi eshte rikthimi ne modelin e socialdemokracise se frymezuar nga Laburizmi i Ri i ish-Kryeministrit Tony Blair qe ishte sundues pergjate nje dhjetevjecari qe nga vitit 1997 apo per ta zhvendosur me nga qendra duke synuar perthithjen e votes se klases punetore dhe punonjesve te sektorit publik. Ish-ministri i Jashtem David Miliband eshte perfaqesuesi i opsionit te blerimit laburizmit te ri nderkohe qe vellai i tij Ed Miliband dhe ish-anetari i kabinetit Ed Balls jane te mendimit se duhen perdorur te gjitha menyrat dhe mjetet per tiu rikthyer laburizmit te vjeter.
Ne France socialistet po debatojne ndermjet tri mundesive per te rishtene ne dore pushtetin. Mund ta ndajne mendjen te mbeshtesin modelin social-liberal te Dominique Strauss-Kahn drejtorit aktual te Fondit Monetar Nderkombetar te vleresojne si me frytdhenese socialisten e linjes se vjeter Martine Aubry kryetaren aktuale e partise apo te ndjekin udheheqesen populiste te se majtes Sgolne Royal. Te dyja kandidatet femra synojne te kthejne reformen e pensioneve te ndermarre nga Presidenti Sarkozy qe ka rritur moshen e daljes ne pension. Ndersa nga ana e tij Strauss-Kahn eshte shprehur se numri 60 nuk mund te trajtohet si tabu aq me teper kur pritshmerite ndaj jetes jane rritur shume.
Pergatiti ne shqip Zamir Gjurgji