E Diel, 1 Nëntor 2026

Barrichello dhe Hulkenberg në Williams

Williams ka njoftuar se ngasësit e tyre për sezonin e ri në Formula 1 do të jenë veterani brazilian, Rubens Barrichello dhe debutuesi gjerman, Nico Hulkenberg.

Ekipi me qendër në Oxford ka pasur vështirësi të ndryshme në sezonin e sapopërfunduar, kur Nico Rosberg dhe Kazuki Nakajima ishin ngasës, ndërsa përfunduan në pozitën e shtatë në renditjen e konstruktorëve. Shefi i ekipit, Frank Williams ka konfirmuar ndryshimet.

Rubens nuk ka nevojë për njoftim. Ai nuk është vetëm ngasësi me përvojën më të madhe në Formula 1, por ngasës i pasionuar dhe shumë i talentuar, i cili luftoi deri në fund për titullin e kampionit këtë vit. Ndërsa, Nico Hulkenberg fitoi kampionatin GP2 këtë sezon, si debutues, ndërsa më parë ka fituar në F3, Formula Masters, A1 GP dhe Formula BMW Gjermani.

Nico Robserg dhe Kazuki Nakajima do të mbesin me ne deri në fund të vitit 2009 dhe i falënderoj ata për kontributin e dhënë në ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›