E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani thyen nofullën

Erjon Bogdani e ka thyer nofullën e majtë, në ndeshje me Udinesen, e cila u zhvillua të dielën.

Sulmuesi shqiptar është inkuadruar në lojë në minutën e 60-të në vend të Granoches, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, pas një dyluftimi për top me kundërshtarin Zapata, bie në tokë ku lëndoi nofullën. Sipas uebfaqes sportive italiane, calciomercato.com, Bogdani do ti nënshtrohet një intervenimi plastik në nofullën e majtë nga mjeku kirurgjik Pierfrancesco Nocini.

Chievo dhe Udinese barazuan me rezultat 1:1. Mysafirët nga Udine kaluan të parët në avantazh përmes Floro Flores, ndërsa vendësit barazuan me Yepes. Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 15 pikë në Serie A këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›