Real kërkon hakmarrje

Milan dhe Real Madrid do të shkëmbejnë rolet të martën, kur takohen përsëri në Ligën e Kampionëve. Rrethi i katërt i ndeshjeve të fazës së grupeve po ashtu do të paraqesë përballje vendimtare për gjigantin gjerman, Bayern Munich, aktualisht jashtë dy pozitave të para në grup.
Bayern pret kampionin e Francës, Bordeaux në Grupin A. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Juventus viziton Maccabi Haifan. Mirëpo, në ndeshjen kryesorë të programit, të martën, plejmejkeri i Realit, Leite Kaka, kthehet në stadiumin San Siro për herë të parë, derisa gjiganti spanjoll synon të hakmerret kundër ish-klubit të tij për humbjen 3-2 në Bernabeu.
Rezultati zgjoi ndryshim dramatik të fatit për të dyja ekipet. Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, i cili hyri në atë ndeshje nën presion të madh, tani është i qetë, pas serisë prej shtatë ndeshjeve pa humbje, ndërsa homologu i tij, Manuel Pellegrini e ka nxehtë.
Ndeshja me Realin është ndeshje e cila meriton përgatitje të veçantë. Shpresojmë të arrijmë të luajmë në shkallën tonë më të lartë, tha Leonardo. Pozita e Pellegrinit është vënë në dyshim pas humbjes turpëruese të Realit, 4-0, nga ekipi i ligës së tretë, Alcorcon në Copa del Rey, që ishte takimi i tretë me radhë pa fitore.
Fitorja 2-0 në fundjavë ndaj Getafes, zbuti pak presionin ndaj tij. Por, një humbje të martën do të sjellë presion edhe më të madh ndaj Pellegrinit, i cili përsëri nuk do të mund të llogarisë në të lënduarin Cristiano Ronaldo.
Milan dhe Real kryesojnë në Grupin C me nga gjashtë pikë, tri më tepër se Olympique Marseille dhe Zurich që takohen në Francë.
Ekipet që kërkojnë fitoren e parë janë Maccabi Haifa, Besiktas, Apoel dhe Atletico Madrid. Atletico në krizë, ka vetëm një pikë në Grupin D, ndërsa do ta kenë vështirë kur presin Chelsean në formë, të martën.
Chelsea i mposhti 4-0 dy javë më parë, ndërsa shënoi 13 gola, pa pranuar asnjë në tri ndeshjet e fundit prej atëherë. Ekipi i Carlo Ancelottit ka nëntë pikë, njëri prej katër ekipeve me rekord të qindpërqindtë, së bashku me Manchester Unitedin, Lyonin dhe Sevillën. Në Grupin B, Besiktas do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion përballë Wolfsburgut, ndërsa Manchester United është favorit përballë CSKA Moskës.
Grupi A
Bayern M Bordeaux 20:45
Maccabi Juventus 20:45
Grupi B
Besiktas Wolfsburg 20:45
Man Utd CSKA 20:45
Grupi C
Milan Real Madrid 20:45
Marseille Zurich 20:45
Grupi D
APOEL Porto 20:45
Atletico M Chelsea 20:45