Do ti mungojë Cana

Menaxheri i Sunderland, Steve Bruce, thotë se ekipit të tij do ti mungojë lojtari kyç i ekipit, Lorik Cana, në përballje me Tottenham, gjatë kësaj fundjave. Mesfushori kosovar u ndëshkua me karton të verdhë në përballjen e fundit me Birmingham City, andaj ai do të mungojë ndaj Hotspur për shkak të kartonëve.
Do të jetë problem i madh për ne që të shkojmë dhe të luajmë me Canën e suspenduar. Kapiteni natyrisht se na ndihmon neve, sepse ai e udhëheq ekipin me shembull. Ne do ta vuajmë mungesën e futbollistëve. Neve do të na mungojnë Lorik Cana, Lee Cattermole e Kenwyne Jones, të cilët janë pjesë e rëndësishme e ekipit, por duhet ti gjejmë zëvendësimet, theksoi Bruce për të përditshmen britanike Dailymail.
Lorik Cana nuk do të jetë në fushë kundër Tottenham, por mesfushori luftarak do ti përkrahë bashkëlojtarët e tij në White Hart Lane.
Jam shumë i zhgënjyer për suspendimin tim, ngase më duhet të mungoj në ndeshjen e ekipit tim. Por, unë do të jem atje me ekipin, do të udhëtoj drejt Londrës me të. Dëshiroj të jem me bashkëlojtarët dhe tu ndihmoj atyre në çfarë do mënyre që mundem. Mendoj se do të jetë e rëndësishme që të jem atje, theksoi mesfushori kosovar, i cili tregoi se në ndeshje me Birmingham City, gjyqtari i kishte thënë se nëse bën edhe një ndërhyrje të ashpër, do ta mirrte kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin.