E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët e huaj-qeverisë së re: Kujdes me ekonominë

Përfundon konferenca dyditore Shqipëria e Gjeneratës tjetër organizuar nga PS

ekspertet tur ne shqiperiEkonomia ishte në fokus të konferencës së djeshme Shqipëria e Gjeneratës tjetër organizuar nga Partia Socialiste. Për të folur në lidhje me ekonominë ishte e pranishme, Drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Ellen Golgstein, e cila e vuri theksin në çështjet të cilat duhen të vlerësohen si primare nga qeveria e re.

Propozimet

Sipas saj, parandalimi i krizave në sektorin e energjisë, krijimi i vendeve të reja të punës, përmirësim cilësor të arsimit, reformat strukturore fiskale dhe mbrojtja e burimeve natyrore, mbeten sfidat për qeverinë e re. Shqipëria ka ecur përpara, është vend i mrekullueshëm, por duhet të mbrohet nga problemet që mund të ketë në të ardhmen, tha Golgstein. Duke folur për krijimin e vendeve të reja të punës, Ellen Golgstein tha se duhen reforma strukturore të cilat sipas saj kanë mbetur pas. Më tej, Golgstein renditi si shkaqe faktet, që Shqipëria ka sot deficit të lartë, mos rritje të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe moszgjidhjen e problemit të pronave. Një ndër pikat kryesore sipas Bankës Botërore mbetet rritja e cilësisë së arsimit, si një objektiv ky afatgjatë. “Kjo është e rëndësishme, pasi gjysma e të rinjve shqiptarë janë analfabetë dhe ende larg standardit të BE, tha ajo.

Ish-guvernatori

Ish guvernatori i Bankës së Turqisë, duke ju referuar zhvillimeve ekonomike botërore në 100 vitet e fundit, u shpreh se që programet e qeverisë së re të jenë të mira, duhen diagnozë e saktë e situatës dhe mbi këtë, një recetë e mirë. Ai vuri theksin tek krijimi i një mjedisi ekonomik dhe social. Që një vend të rritet duhet të ketë bujqësi rurale moderne, industri në zhvillim, sistem i fortë fiskal, tha ish-Guvernatori i Bankës së Turqisë. Sipas tij, problemet strukturore janë afatgjata dhe kërkojnë ndryshime, të tjerat janë afatshkurtra dhe duhet të ecin më shpejt. Displina fiskale është kyç për suksesin, u shpreh ish-Guvernatori i Bankës së Turqisë. Komunikimi, transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut mbeten kryesore në punën e qeverisë, përfundoi ai.

 

 Shkëlqim Cani: Duhet transparencë me financat

 Ministri i ardhshëm i Financave, Shkëlqim Cani në fjalën e tij tha se qeveria e re duhet të bëjë një transparencë të plotë të financave në vend. Stabiliteti financiar kërkon dhe stabilitet të ekonomisë. Ekonomia ka hyrë në një fazë interesante dhe realitet të vështirë. Pika e parë që do të thoja, janë reformat strukturore, modeli i ri dhe liberalizmi i ekonomisë. Pika parë ka të bëjë me stabilitetin e tregut. Pikë e dytë do ishte mirëqeverisja. Duhet të fillojmë epokë të re kur organet e tatim-taksave duhet te krijojnë një marrëdhënie të re me institucionet. Duhet te bëjmë transparencë për tatim-taksat se ku shkojnë paratë tona. Do ndalesha, dhe tek pika si të nxisim ekonominë që të ecim para. Një ekonomi nuk mund të krijojë para pa kredi. Kreditë e këqija janë shumë të larta sot dhe ne do përpiqemi ri ritavilizojmë, u shpreh Cani.

Arben Ahmetaj: Sfidë, borxhi i trashëguar

 Ministri i ardhshëm i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj tha se qeveria e re duhet të përballet me borxhin publik të lënë nga qeveria në ikje. Qeveria duhet të ndërmarrë vendime që do të nxisnin sektorët e industrisë që do të formësoheshin në bazë të platformës së lirë. 2 sfida: Sfida urgjente dhe sfida afatmesme dhe afatgjata. Në ditët e pra qeveria dhe shoqëria do të përballet me sfidën e borxhit publik dhe atë që qeveria i detyrohet biznesit. 400 milionë euro që qeveria i ka borxh komunitetit të biznesit. Sfidë tjetër situata emergjente e energjisë, për 6 muajt që vijnë. Kjo është sfidë afatshkurtër. Rritja ekonomike nuk duhet të mbetet retorike. Asgjë nuk do të ndodhe nëse ne si qeveri dhe gjithë aktoret nuk shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme, deklaroi Ahmetaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›