E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia pro- ruse fiton zgjedhjet në Letoni

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 14:00

Për herë të parë që prej marrjes së pavarësisë 20 vjet më parë, zgjedhjet parlamentare në Letoni i ka fituar një parti pro- ruse.

Siç bëri të ditur komisioni i zgjedhjeve në Riga, pas numërimit të të gjitha votave, "Qendra Harmoni" një parti pro-ruse, ka marrë gati 30 për qind të votave.

Blloku i unitetit të kryeministrit në pushtet, Valdis Dombrovskis, ka marrë 18 për qind, 13 për qind më pak se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara tetorin e kaluar.

Në periudhën e Bashkimit Sovjetik, gati një e treta e popullsisë ka qenë me prejardhje ruse.

Dombrovskis kërkon të krijojë shpejt një qeveri të re, me gjithë humbjen e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›