E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamasi kundërshton planin e Abassit

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 15:00

Organizata radikale islamike Hamas, ka refuzuar planin e presidentit të palestinezëve, Mahmud Abbas, për krijimin e një shteti palestinez nëpërmjet anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

Abbas bën me këtë hap kompromise të papranueshme ndaj Izraelit, thuhet në një deklaratë të bërë nga Hamasi, i cili mban pushtetin në Rripin e Gazës. Palestinezët kanë të drejtë mbi gjithë Izraelin.

Hamasi nuk pranon të drejtën e ekzistencës së shtetit izraelit.

Abbas deklaroi se do të paraqesë javën e ardhshme kërkesën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për njohjen e një shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967.

Ky shtet duhet të përfshijë Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, Rripin e Gazës dhe pjesën lindore të Jerusalemit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›