Barroso: BE të bëhet federatë shtetesh
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një federatë të shteteve.
Në një fjalim para Parlamentit Evropian, Barroso ka thënë se nuk kërkon një super-shtet evropian, por ka deklaruar se BE-ja do të jetë gjithmonë më pak se shuma e pjesëve të saj, derisa unioni nuk forcohet.
Ai ka thënë se idetë e vjetra nuk do të funksionojnë më dhe ”nuk do të shpëtojnë monedhën euro”.
Barroso ka shfaqur bindjen se Greqia do të mund të mbetet në Eurozonë nëse u përmbahet angazhimeve të saj.
Ai po ashtu ka shpalosur planet për një mekanizëm të vetëm mbikëqyrës për të gjitha bankat në Eurozonë.