E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso E ardhmja e Europes bashkimi politik

Nuk është momenti të lançojmë një traktat të ri europian por perspektiva për të ardhmen e Europës është bashkimi politik dhe mbajtja e modelit social aktual. Kështu ka afirmuar në PE presidenti i KE, Jose Manuel Barroso. Për Barroson, përgjegjësit kryesorë për krizën janë qeveritë të cilat kanë lejuar rritjen e ekzagjeruar te borxhit publik dhe institucionet financiare për spekulimet. Qytetarët presin rezultate konkrete mbi punësimin dhe rritjen ka thënë presidenti i KE-së duke iu riafirmuar se bilanci europian është një instrument për investimet. Bilanci i BE është një përgjigje thelbësore për përballimin e krizës dhe vetëm 7% shërben për funksionimin e institucionit, ndërkohë që e gjitha pjesa tjetër është në dispozicion të investimeve, ka thënë Barroso. Më tej ai ka kritikuar rezistencën e qeverive si për programin e shpërndarjes së ushqimeve për të varfërit ashtu edhe mbi taksën e transaksioneve financiare. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PPE Joseph Daul, në një letër drejtuar presidentit të KE-së, Barroso i kërkon një vendosmëri më të fortë në zbatimin e legjislacionit europian ndaj shteteve anëtare. Sipas francezit Daul, aktivizimi i një tregu unik nuk është i kënaqshëm për PPE. Ky grup i mazhorancës parlamentare europiane i ka kërkuar KE; krijimin e një administarte për tregun unik kundër qeverive të dështuara me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike;Një veprim të vendosur dhe të përqëndruar në favor të bizneseve të vogla dhe të mesme me veprime stimuluese, reduktim të burokracive dhe reforma strukturore në të 27 vendet anëtare të BE, me qëllim rritjen e punësimit dhe atë ekonomike. Në letrën e hapur drejtuar Barrosos, Doul ndër të tjera kërkon inkurajimin e qeverive për gjetjen e një mekanizmi më të fortë për të qenë më të sigurt se do t’i respektojnë me të vërtetë angazhimet e marra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›