E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet rrokada e ndryshimeve ne Policine e Tiranes

Rikthen ndryshimet në Policinë e Tiranës. Arjan Kurti, zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Tiranë vetëm pas 2 muajve në këtë detyrë, rikthehet në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në postin e nëndrejtorit të hetimit të krimit në Tiranë, emërohet Gëzim Gjeçi, që mbante të njëjtin post në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Ndryshimet kanë përfshirë edhe komisariatet e Policisë së Tiranës. Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Gëzim Prebibaj, është transferuar shef i Komisariatit të Policisë së Kavajës, në postin e Agron Sulshabanit, i cili emërohet shef i Komisariatit numër 5 të Policisë në Kamëz. Ilir Gjoçi, lë detyrën e shefit të Komisariatit numër 5 të Policisë në Kamëz, për t’u emëruar shef i Komisariatit të Policisë në Rinas. Artan Hasani emërohet zëvendësdrejtor i Policisë për Qarkun e Elbasanit, ndërsa Rezart Velmishi, emërohet zëvendës drejtor për hetimin në Policinë e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›