E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet kontrolle të rrepta subjekteve ndërtimore

Kontrollet janë zhvilluar gjatë këtij muajit dhe janë përqendruar kryesisht në dokumentacionin fiskal në lidhje me regjistrimin e subjekteve para fillimit të aktivitetit, deklarimin e punonjësve, deklarimin e nivelit të punimeve, si dhe në lidhje me dokumentacionin teknik për çdo objekt në ndërtim apo të ndërtuar, për të krahasuar nivelin e punimeve në objekt në raport me ato të deklaruara pranë AT-ë. Për çdo parregullsi, thanë burimet, janë vendosur penalitetet përkatëse në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi.

"DPT dhe strukturat e saj, do të vazhdojnë punën në funksion të zbatimit korrekt të legjislacionit tatimor, për formalizimin e biznesit, me qëllim luftën kundër evazionit fiskal dhe krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e aktivitetit nga subjektet tatimpagues", sqaruan burimet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se këto kontrolle do të vazhdojnë për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e ndërtimit si në qarkun e Tiranës, ashtu edhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore . /Start/

                                                                                             2012-04-24 14:01
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›