E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Eurozona s`ka recension

Hoze Manuel Barroso

Pas deklaratës së djeshme të drejtorit të Bankës Qendrore evropiane, Zhan Klod Triket në lidhje me situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Eurozona, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, tha se nuk beson që eurozona është duke shkuar drejt një rënie të dyfishtë apo drejt recesionit.

Ai deklaroi se kishte besim që ekonomia e BE do të vazhdojë të shënojë rritje modeste. Barroso theksoi se BE dhe euroja janë të fuqishëm dhe në gjendje ta marrin veten dhe se parashikimet e fundit të KE-së treguan që do të ketë një rritje modeste ekonomike në BE.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në BE ende vazhdon të ekzistojë shqetësimi për një recesion të mundshëm pas informacioneve për një ngadalësim ekonomik në pjesën e dytë të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›