E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga kosovarit, trafikonte armë

Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se policia ndaloi sot një shtetasi kosovar, i cili kërkohej nga UNMIK. I arrestuari është 53-vjeçari Idriz Murati, lindur në Podujevë të Kosovës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale Mbajtje, trafikim, prodhim, transport të pa autorizuar të armëve.

Ai ishte dënuar me 1 vit burg nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë pasi në korrik të vitit 2008, është kapur nga oficerët e shërbimit doganor në Pikën e Kalimit Kufitare të Vërmicës, pasi iu gjetën në mjetin me të cilin udhëtonte një sasi e konsiderueshme municioni dhe një pushkë Remington.

Pritet që pas plotësimit të dokumentacionit shtetasi Idriz Murati do të ekstradohet në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›