Gjirokastër, 3 kg drogë në linjën Tiranë Athinë

Droga e gjetur në çantën e Pajës
Policia e Gjirokastrës bëri me dije se gjatë pasdites së sotme në pikën kufitarë të Kakavijës, pas një kontrolli në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, u arrit të sekuestrohej një sasi prej 3 kg lëndë narkotike. Droga e dyshuar si e llojit mariuhanë u gjet në valixhen e një pasagjeri, e mbështjellë me natriban dhe e fshehur mes rrobave të valixhes.
Nga hetimet paraprake, mësohet se ajo po transportohej nga shtetasi Aleks Paja, i vitlindjes 1993. Policia nisi kontrollin në zonën e Pyllit të Katundës për prangosjen e këtij shtetasi i cili jeton në shtetin fqinj. E.Bani