E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: “Berisha, fajtor i maskaradës zgjedhore”

“Zgjedhjet e 8 majit nuk arritën asnjë standart, ndaj dhe përgjegjësia e drejtëpërdrejtë është ajo e kryeministrit”. Kjo ishte akuza e drejtëpërdrejtë e Kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili jo më pak, citoi se “nuk kemi arsye pse të krenohemi”. Me nota ironie, Ruçi vendosi gishtin mbi kryeministrin Berisha, i cili për të, ka vrarë demokracinë dhe shtetin ligjor dhe në këtë kontekst, duke e cilësuar dhe fajtor i “maskaradës zgjedhore”.
 

“Sikur të kishim vënë detyrën që na takonte, do të ishim të nderuar në hapje të sesionit të ri Parlamentar, po ja qe s`jemi. Nuk kemi asnje arsye, pasi nuk bëtë zgjedhje te lira dhe te ndershme, po i dhamë Shqipërisë ato palo zgjedhje që bëmë, nga ato që nuk klasifikohen ne asnjë standart, ndaj nuk kemi asrsye pse të krenohemi, të nderohemi dhe aq më pak, të mburremi dhe këtu nuk po bëj një lapsus qe të mburremi, pasi jam i bindur se tashmë nuk ka mbetur njeri shqiptar apo i huaj që gishtin e rëndë për zgjedhje të manipuluara, nuk e drejton nga ia njeri që e meriton, po ky jeni ju zoti kryeministër, të maskaradës zgjedhore që ndodhi për zgjedhjet vendore të këtij viti”.
 

Në nisje të sesionit të ri Parlamentar, Ruçi gjatë fjalës së tij u ndal dhe në raportin e OSBE-ODIHR, i cili për të foli mjaftë qartë, ku u veprua për ti dhënë një fitore PD-së dhe këtë e arriti me anë të KQZ-së, në drejtimin e kreut të këtij institucioni, Arben Ristani.
 

“Raporti i OSBE-ODIHR, është i qartë se në Tiranë, janë hedhur më shumë vota, se sa njerëz kanë votuar dhe këto vota kanë dalë nga xhepi i pushtetit”, tha më tej ai.
 

“Vetë raporti e thotë qartë” tha më tej Ruci, duke shkelur në të njëjtën kohë vullnetit të qytetarëve, ku gjyqësori ngeli në klasë, ndërsa KQZ nuk bëri drejtësi, por tenderin e radhës. Ky ishte turpi i pistë, ku humbësin e bëri fitues me vota të vjedhura”, duke cituar se drejtësia ka kapitulluar, ndërsa zgjedhjet në Tiranë ishin mundësia e vetme për të treguar një ndryshim të vetëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›