Barroso Greqia te respektoje paktin e BE-se

Greqia duhet të respektojë paktin e BE-së. Kështu ka deklaruar presidenti i KE, Jose Manuel Barroso mbi qëndrimin apo jo të Greqisë në Eurozonë. Ai i është bashkuar zërit të shumë personaliteteve të tjera europiane që deklarojnë se Greqisë do t’i duhet të braktisë Eurozonën nëse nuk respekton angazhimet e marra me vendet e tjera anëtare të unionit monetar. Kam shumë respekt për demokracinë greke është shprehur Barroso dhe natyrisht edhe për parlamentin grek, por kam gjithashtu respekt edhe për 16 parlamentet e tjera të Eurozonës të cilat kanë aprovuar programin e masave shtrënguese. Sipas kreut të KE rregullat duhet të respektohen dhe në rast kundër kjo do të thotë se nuk ekzistojnë kushtet për të ecur përpara me një vend që nuk respekton marrëveshjet. Duke iu referuar Greqisë, Barroso ka thënë se “nëse një anëtar e një organizate nuk i respekton rregullat e përbashkëta nuk mund të jetë pjesë e saj”. Ai ka komentuar se “nuk dua të flas për një vend të caktuar por dua të them se nëse një anëtar i një klubi nuk respekton rregullat është më mirë që të largohet nga ky klub dhe kjo vlen për cdo organizatë, institucion apo projekt” ka thënë Barroso. Nga ana tjetër kryefinancieri gjerman Ëolfgang Schaeuble është shprehur se “Eurozona është në gjendje ta përballojë daljen e Greqisë prej saj. Europa nuk mund të rrëzohet aq kollaj” ka shtuar ministri i Financave të Gjermanisë. “Në dy vitet e fundit kemi mësuar shumë dhe kemi ndërtuar mekanizma mbrojtës” ka shpjeguar Ëolfgang Schaeuble, sipas të cilit janë kufizuar rreziqet për një infektim të mëtejshëm të vendeve anëtare të eurozonës dhe “idea se nuk jemi në gjendje të reagojmë në një kohë të shkurtër është false”. Ndërsa kreu i diplomacisë gjermane Ëesterëelle ka deklaruar se Greqisë nuk do t’i akordohet asnjë ndihmë tjetër nëse nuk miraton reformat që kemi rënë dakord.