OBSH Shqiperia vend i bekuar qe ka Berishen kryeminister
Shqipëria është një vend i bekuar që ka një kryeministër, i cili tregon një përkujdesje të veçantë për politikat shëndetësore.
Kështu është shprehur drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Znj Suzana Jakab, gjatë vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, ku ka vlerësuar përparimin e bërë gjatë viteve të fundit.
Drejtoresha e OBSH-së falenderoi gjithashtu edhe Ministrin e Shëndetësisë për rolin drejtues në forcimin e sistemit shëndetësor.
Paratë nuk e blejnë shëndetin, por është politika e drejtë që e përmirëson atë theksoi drejtoresha e OBSH-së për Europën gjatë konferencës së parë kombëtare për politikat shëndetësore ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha. Shefi i qeverisë e njohu përfaqësuesen e lartë të shëndetësisë botërore me hapat që ka ndërmarrë vendi ynë në orientimin e politikave menaxheriale si në dixhitalizimin e sistemit ashtu edhe me përgatitjen e një plejade të re menaxherësh.
Çështje tepër e rëndësishme e reformës së pandalshme shëndetësore kjo, e cila sipas Ministrit të Shëndetësise Petrit Vasili do të vijojë me zbatimin e objektivave të rezolutës për përfshirjen e të gjitha njësive qeveritare në politikat shëndetësore që do të dale nga kjo konferencë e nivelit të lartë.
Drejtoresha e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Europën mori pjesë gjithashtu në nisjen e punimeve për instalimin e një tjetër aparature bashkëkohere për trajtimin e tumoreve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë atë tëe akseleratorit linear.