E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje te medha per JP Morgan Chase

Një nga bankat më të mëdha amerikane “JP Morgan Chase” ka pësuar humbje drastike vetëm në dy javët e fundit. Pas mbylljes së bursës së Ëall Street një ditë më parë, kjo bankë ka humbur më shumë se 2 miliardë dollarë për shkak të strategjive mbrojtëse të gabuara që tronditën të gjithë tregun financiar. Drejtori ekzekutiv i JP Morgan Jame Dimon, duke i kërkuar falje tregut ka pohuar se ndoqëm një strategji të keqe me shumë gabime. Ky lajm është një tërmet për bankën e cila udhëhoqi më mirë nga të githa krizën financiare. Por njëkohësisht hap debatet mbi mënyrën se si banka përdor fondet e kursimeve të klientëve për investime të rrezikshme në favor të saj. Dimon ka pranuar se në planin e mbrojtjes së bankës u zbuluan investime më të rrezikshme, të larta dhe më pak efikase se sa ishte parashikuar. Bëhet fjalë për gabime shumë të mëdha të cilat na dënuan me humbjen e 2 miliardë dollarëve është shprehur kreu i bankës amerikane. Gjithsesi Dimon ka thënë se ky gabim i JP Morgan Chase nuk do të thotë që është edhe i bankave të tjera. Këto dëmtime të bankës mund të jenë shkaktuar nga një produkt i quajtur “Balena e Londrës” që ndodh në raste delikate për sistemin bankar ndërkombëtar.

Lajmi për humbjen e JP Morgan ka shkaktuar pasoja në tregun financiar me një rënie të theksuar në Bursë të bankave të tjera. Ndërkohë nga agjencia amerikane e vlerësimit të kreditit Moody’s është njoftuar për një zhvlerësim të 17 instituteve bankare me dimensione sistemike të riskut, të fajsuara për një ulje të kufirit të kapitalit poshtë nivelit të rrezikut. Në listën e bankave më të mëdha mund të jenë emrat e Morgan Stanley, Goldman Sachs, UBS dhe Credit Suisse. Sipas agjencisë detyra më e vështirë i prêt në të ardhmen për bankat europiane në kulmin e krizës që ka goditur kompanitë, klientët dhe kriteret e duhura për kapitalin e tyre. Sipas agjencisë tjetër S&P do të duhen 46 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme për t’i bërë ballë kërkesave të klientëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›