E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, tre të vrarë nga sulmet ajrore amerikane

Të paktën tre militantë të dyshuar janë vrarë nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Sulmi i sotëm u bë në vendin Miranshah, që është kryeqytet i provincës Vaziristani Verior.

Dje, nga një sulm i tillë, në po këtë territor, u vranë katër militantë të dyshuar.

Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë aeroplanët pa ekuipazh si armatim themelor në luftën kundër ekstremistëve islamistë, që operojnë përgjatë rajonit kufitar Afganistan–Pakistan.

Kritikët thonë se këto sulme kanë shkaktuar një numër të lartë të viktimave civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›