Ekspozitë pikture me rastin e 17 vjetorit të galerisë "Ti en xhi"
Galeria "Ti en xhi" që në fillim të pranverës ka festuar 17 vjetorin e çeljes së saj me një ekspozitë pikture ku janë përzgjedhur afro 35 punime në vaj dhe akrilik të disa prej piktorëve të njohur shqiptarë bashkohorë dhe të traditës. Drejtuesi i Galerisë piktori Dritan Dedej, tregon se që prej vitit 1993 kur i ati artisti Tefik Dedej vendosi të hapte këtë sallon dhe muze arti njëkohësisht, galeria ka vijuar me përcjelljen e vlerave te publiku kryeqytetas.
Punët e nderura në muret e galerisë janë peizazhe nga bregdeti shqiptar, natyra të qeta, tablo me motive folklorike e historike nga mjeshtrat e kavaletat si Skënder Kamberi, Lec Shkreli, Kujtim Buza, Klement Zoraqi, Mustafa Arapi, dhe artistët si Ziso Kamberaj,Fatos Zyberaj, Adrian Cene, Andi Spahia, Qamil Prizreni e Shkëlqim Gostivari.
Në hyrje të galerisë që ka përjetuar metamorfozat në artin e pikturës në vitet e demokracisë dhe ku të gjithë drejtuesit e shtetit dhe politikës janë shndërruar në vizitorë e miq të saj, shkrimtari i kombit Ismail Kadare e ka cilësuar këtë ngrehinë si një alelujë për artistët dhe si një rilindje shpirtërore në artet figurative.