E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e Mlladiç kërkojnë ta shpallin të vdekur

Kërkesa

Familja e kriminelit të shumëkërkuar serbo-boshnjakut ish-shef të ushtrisë, Radko Mlladiç, kërkon që autoritetet ta deklarojnë atë të vdekur. Sipas medias serbe, një deklaratë të tillë do t’i japë mundësi gruas së Mlladiçit që të marrë një pension shtetëror nga ana e të shoqit, si dhe të shesë pronat e tij, Mlladiç kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-’95. Që nga viti i fundit i luftës ai është në kërkim dhe akuzohet për akuza që kanë të bëjnë me krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Sipas familjes së të shumëkërkuarit, ai ka 5 vjet që nuk është vënë në kontakt me familjarët dhe sipas ligjit atyre u takon që ta konsiderojë të vdekur dhe të kërkojnë një certifikatë vdekjeje. Në fakt, kapja e Mlladiçit është një nga parakushtet që i është vënë Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar për hyrjen në BE.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›