BB kohe te veshtira per ekonomine
Rritja e ekonomisë globale për këtë vit do të jetë e dobët me vetëm 2,5% kundrejt 2,7% ndaj 2011-ës dhe 4,5% ndaj 2010-ës. Është ky vlerësimi më i fundit i bërë nga banka Botërore, e cila parashikon se rritja ekonomike do të frenohet edhe në ekonomitë e vendeve emergjente me 5,4% në 2012-ës. Banka botërore parashikon një nisje të rritjes globale në periudhën 2013-2014. post kriza e 2008-2009 nuk ka dhënë ende efektet e saj bën me dije instituti më i lartë bankar. Sipas BB epiqendra e krizës aktualisht është Europa. Tensionet e shkaktuara nga Eurozona janë rreziku më serioz për vendet e zhvilluara.
Në raportin e BB mbi Perspektivat ekonomike globale thuhet se vendet në zhvillim duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë të lekundjes së ekonomisë botërore duke i dhënë më shumë prioritet strategjive të rritjes në periudha afatmesme. Na presin kohë të vështira apelon banka botërore duke thënë se është momenti i reformave. Më tej në raportin e saj instituti me seli në Uashington thekson se ekonomitë emergjente në Europë dhe Azi janë kryesisht vulnerabël për shkak të lidhjes së ngushtë tregtare dhe financiare me Eurozonën dhe vendet më të varfëra do të ndiejnë një rrudhje të remitancave, të të ardhurave nga turizmi si dhe një kërkesë të dobët për mallrat. Për këtë ekspertët e BB këshillojnë vendet emergjente të synojnë reduktimin e borxheve duke ulur deficitin dhe duke normalizuar politikat monetare. Vetëm kështu thuhet në raport këto vende mund të kenë mundësi më të mëdha për manovrime në rast se kushtet globale do të përkeqësohen edhe më tej.