E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso: Ndihma drejt Greqisë faktor i mirë për stabilitet

LISBONë- Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Durao Barroso deklaroi sot në Lisbonë se kërkesa për ndihmë nga Greqia, e dërrmuar nga një borxh dhe deficit buxhetor shumë i lartë, ishte një veprim i mirë për "stabilitetin e zonës euro".

"Kjo është diçka shumë e mirë për Greqinë dhe po ashtu shumë e mirë për stabilitetin e zonës euro", deklaroi Barroso.

"Përparësia në këto momente është përgatitja e një programi rregullator për të cilin po punojnë ekipe ekspertësh nga Bashkimi Evropian (BE), Banka Qendrore Evropiane, (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). është një punë vërtetë shumë e ndërlikuar", theksoi Barroso.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›