PS protestë në Elbasan, Rama: Vendi në udhëkryq
ELBASAN- Partia Socialiste e ka ndalur sot serinë e protestave në qytetin e Elbasanit. Në protestë merrte pjesë lideri i kësaj partie Edi Rama si dhe aleatë të PS.
Kryesocialisti edhe nga Elbasani denoncoi situatën e rëndë ekonomike duke theksuar se vendi është zhytur në borxhe ndërsa shqiptarët ndodhen në udhëkryq.
“Qeveria i ka hipur popullit në kurriz, ndërsa në 4 muajt e fundit janë shtuar edhe 80 mijë të papunë më shumë, ndërkohë që premtimet e qeverisë ishin për dy herë më tepër vende pune. Vendi ndodhet në udhëkryq, që prej qershorit kanë humbur vendin e punës 100 mijë vetë.” – theksoi Rama.
Sipas Ramës qytetarët e Elbasanit duhet ti bashkohen protestës së 30 prillit për ti dhënë fund kësaj qeveri borxhesh.
“Qeveria merr borxhe për të larë borxhet, prandaj le të mblidhemi të gjithë në 30 prill për ta larguar këtë qeveri”- theksoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)