E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Papunësia tek të rinjtë e BE, alarmuese

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, foli për një situatë alarmante papunësie midis të rinjve në Bashkimin Europian, ndërsa i kërkoi qeverive përkatëse që të marrin masa të menjëhershme për të luftuar këtë fenomen.

”Në kushtet e krizës, papunësia është rrjedhoja më shqetësuese dhe zvogëlimi i papunësisë midis të rinjve duhet të jetë një përparësi absolute për çdo qeveri të Bashkimit Europian”, u shpreh Barroso të enjten.

Në disa vende të BE-së, papunësia në grupmoshën 18-25 vjeç i kalon 40% të atyre që janë në kërkim të një pune.

Gjithashtu gjatë ditës, në një letër në të cilën ftonte liderat europianë në pjesëmarrjen në samitin e 30 janarit, presidenti i BE-së, Herman van Rompuy, shprehet se është “absolutisht e domosdoshme që përpjekjet e përbashkëta të përqendrohen në reduktimin e papunësisë, në tregun e përbashkët dhe nismat e reja ekonomike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›