Barroso Rregulla strikte per evitimin e shtrirjes se krizes ne Eurozone

Gjatë debatit të nxehtë mbi qeverisjen ekonomike në Parlamentin Europian me prezencën e përfaqësuesve të presidencës polake, të Komisionit Europian dhe të Eurozonës, ka dalë në pah, se tashmë Bashkimi Europian duhet të adaptojë tashmë një qeverisje ekonomike dhe të aprovojë rregulla strikte për evitimin e shtrirjes së mëtejshme të krizës në eurozonë.
“Natyra e rritjes sistematike të krizës ka bërë të qartë, se ne duhet të orientohemi drejt një qeverisjeje më të madhe ekonomike sidomos në zonën Euro. Kjo krizë ka nxjerr në pah dobësi dhe hendeqe në nivelin e kontrollit, të ndërhyrjes dhe të vendimeve. Paketa ekonomike që po diskutojmë sot është një përgjigje ndaj problemeve që janë evidentuar lidhur me krizën e borxheve dhe infektimin e zonës euro nga vende që po përballen me probleme të mëdha financiare” është shprehur presidenti i Komisionit Europian.
Barroso ka thënë gjithashtu, se nëse do nevojitet një integrim më i madh i Bashkimit Europian duke aprovuar një qeverisje të vërtetë ekonomike, në këtë rast do të nevojitet ndryshimi i traktateve.
Ai është shprehur në favor të ndryshimit të traktateve, por duke vënë në evidencë, se ky ndryshim kërkon kohë dhe duhet të kalojë përmes një procesi demokratik.
Përfaqësuesit e presidencës polake, të Komisionit Europian dhe të Eurozonës kanë qenë të një mendimi, se Bashkimi Europian duhet të vejë gjithçka në lëvizje për të konsoliduar monedhën e saj, Euron.